LAJMI I FUNDIT:

Shtetas të Maqedonisë të përfshirë në kurdisjen e ndeshjeve futbollistike në Belgjikë

Shtetas të Maqedonisë të përfshirë në kurdisjen e ndeshjeve futbollistike në Belgjikë

“Të paktën 44 bastisje dhe arrestime në Belgjikë dhe jashtë vendit, përfshirë edhe Maqedoninë, janë kryer në kuadër të hetimeve të disa njësive të policisë belge për ndeshjet e kurdisura të futbollit”. Ky është lajmi që autoritetet belge njoftuan sot rreth mesditës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Disa klube belge të ligës së parë “Liga 1A” si, Standard, Anderlecht, Bryzh dhe Genk ishin nën hetime. Këtë mëngjes, policia ka hetuar dhomat e klubit Standard, prej ku janë konfiskuar disa dokumente. Nga ky ekip thanë se nuk janë të shqetësuar dhe se bashkëpunojnë me autoritetet hetuese.


Futbolli belg po hetohet për mashtrime financiare dhe ndreqje të ndeshjeve – bastisen zyrat në Belgjikë dhe gjashtë vende tjera në të gjithë Evropën
Lexo po ashtu Futbolli belg po hetohet për mashtrime financiare dhe ndreqje të ndeshjeve – bastisen zyrat në Belgjikë dhe gjashtë vende tjera në të gjithë Evropën

Mediumet belge njoftojnë se hetimi filloi në vitin 2017, kur policia në Belgjikë u informua nga një njësi për keqpërdorime sportive, për dyshimet për ndreqjen e mundshme të ndeshjeve dhe transaksione të dyshimta financiare.

Besohet se drejtuesit e disa prej lojtarëve ishin të përfshirë në këto transaksione dhe se po fshihnin provizione nga autoritetet dhe palët tjera të përfshira. Provizionet mes tjerash kanë përfshirë edhe transferimin e lojtarëve, pagat e lojtarëve dhe trajnerëve të tyre, si dhe një numër pagesash tjera. Gjatë hetimit, janë paraqitur edhe dyshime tjera për ndikim në ndeshjet e sezonit 2017/2018.

Nga Prokuroria kanë konfirmuar se në Belgjikë është arrestuar Mogi Bayat, një figurë e njohur e futbollit në vend, por edhe trajneri i Club Brugges, Ivan Leko, ish-drejtori i klubit Anderlechtit, Herman Van Helsbeck dhe dy gjyqtarë.

Prokurorët raportuan se operacionet u zhvilluan në shumë vende të tjera, duke përfshirë Maqedoninë, Serbinë, Francën, Luksemburgun, Malin e Zi dhe Qipron. Operacionet janë të koordinuara nga Eurojust.

Të dielën në një faqe në Facebook “Maqedonasit në Belgjikë” u postua një thirrje në të cilën ftoheshin anëtarët e grupit, të cilët janë të interesuar të paguajnë një ndeshje të kurdisur. Megjithatë nuk dihet nëse bëhet fjalë për mashtrim në kuadër të hetimeve, shaka ose ka qenë vërtetë ndeshje e kurdisur.

Në këtë lëndë kanë marrë pjesë gjithsej 220 policë, prej të cilëve 184 nga Belgjika dhe 36 nga vende tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori