LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia muze e LPK-së, do të kërkohet mbështetje financiare nga Kurti dhe Konjufca

Shtëpia muze e LPK-së, do të kërkohet mbështetje financiare nga Kurti dhe Konjufca

Këshilli iniciues për ndërtimin e Shtëpisë Muze tё Lёvizjes Popullore të Kosovёs – LPK, ka mbajtur një takim ku është vendosur të angazhohen për finalizimin e shtëpinë muze të LPK-së, ndërkohë, kanë kërkuar që një objekt të merret nën përkujdesje institucionale.

Sipas një komunikate të këtij këshilli, nga diskutimet e bёra në mbledhjen e Këshillit Inicues, ku morën pjesë shumica e veprimtarëve të iniciativës e që jetojnë brenda vendit, është marrë vendim për angazhimin e tyre në ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë, siç janë bazat e LPK-së dhe shtëpia në Kodër të Diellit, përballë qytetit të studentëve, e cila personifikon dhunën ushtarako – policore të RSFJ, si dhe terrorizmin shtetëror serb ndaj Kosovës.


“Këshilli kërkon që ky objekt të merret nën përkujdesjen institucionale, për të dëshmuar para brezave që vijnë, dhunën e pushtuesit, ku janë sulmuar dhe vrarë studentët që kanë demonstruar për Liri e Pavarësi. Këshilli Inicues do të parashtrojë kërkesën me shkrim, drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Parlamentit, Glauk Konjufca, të cilëve do t‘u kërkohet mbështetje financiare”.

“Këshilli Inicues fton të gjithë veprimtarët e LPK-së, brenda dhe jashtë vendit, që të angazhohen në identifikimin dhe gjetjen e lokalitetit ku mund të ndërtohet shtëpia e LPK-së. Këshilli Inicues, në bashkëpunim me veprimtarët e LPK-së, do të identifikojnë të gjitha shtëpitë baza të LPK-së në Kosovë dhe viset e saja në Preshevë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Këshilli Inicues do të bëjë kërkesë me shkrim në Komunat përkatëse dhe Institutit për mbrojtjen e monumenteve historike, për restaurimin dhe mbrojtjen e tyre në mënyrë institucionale”, thuhet në njofitm.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori