LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia katërkatëshe ekologjike në formë pishe (Plani detaj)

Shtëpia katërkatëshe ekologjike në formë pishe (Plani detaj)

Shtëpia ekologjike “Primeval Symbiosis” (simbiozë druri) shtrihet në katër kate, është e paraparë për të jetuar në vise malore, ndërkaq me formën e saj të rikujton pishën

Shtëpia ekologjike në formë pishe të cilën e ka shpikur studenti danez Konard Vojcik.


U është dedikuar adhuruesve të natyrës të cilët dëshirojnë të jetojë larg nga qyteti në “vise malore”.

Konstruksioni i shtëpisë në tërësi është nga druri, ndërkaq është e pajisur me sistemin natyral të freskimit dhe biozbërthyes, gjë që mundëson furnizimin e shtëpisë me gaz bio, transmeton Telegrafi.

Gazi përpunohet nga metani dhe fermentimi i materieve organike shtazore me mungesë oksigjeni.

Ideja e arkitektit është që nga këto rezidenca fare të mos emetohet dyoksid karboni.

Në shtëpi mund të jetojnë dy deri në tre persona, ndërkaq muret janë plotësisht të mbuluara me panele solare që mundësojnë kursim të konsiderueshëm të energjisë dhe këtë shtëpi të mrekullueshme e bëjnë ekologjike.

Për këtë dëshmon edhe fakti që kjo shtëpi me sipërfaqe 61 metrash katrorë në tërësi mund të jetë e ricikluar kur i skadon “afati i përdorimit”.

Sipas planeve të arkitektit, shtëpitë duhet të jenë të shpërndara në natyrë në mënyrë që të shmanget pamja e komshinjve.

I njëjti qëllim mund të arrihet edhe me kokorr të shpikur për shokë dhe adhurues të pijeve. /Telegrafi/

/Telegrafi/