LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e shëndetit në Pehçevë pa drejtor, të punësuarit pa rroga

Shtëpia e shëndetit në Pehçevë pa drejtor, të punësuarit pa rroga

Shtëpia e shëndetit në Pehçevë ka ngelur pa drejtor, ndërsa rreth 40 të punësuar kanë mbetur pa rroga. Problemet në këtë institucion shëndetësor kanë filluar prej para 10 ditëve, kur drejtoresha shkoi në pension, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo do të thotë se drejtori i ri nuk mund të emërohet, ndërsa drejtoresha e vjetër nuk është në mundësi ta kryejë punën. Rezultati i kësaj është, 40 të punësuar të cilët kanë mbetur në vakum dhe në pritje të rrogave të tyre.


Ish drejtoresha ka shkuar në pension me 67 vjet, që do të thotë se me forcë të ligjit ajo nuk mund të qëndrojë edhe një ditë më shumë.

Shtëpia e Shëndetit në Pehçevë lshtë institucioni i vetëm shëndetësor komunal nën mbykëqirje të shtetit, që u shërben mbi 5 mijë banorëve./Telegrafi/