LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e shëndetit në Kumanovë pa personel mjekësor

Shtëpia e shëndetit në Kumanovë pa personel mjekësor

Shtëpia e shëndetit në Kumanovë përballet me mungesë të theksuar të personelit mjekësor, teknik e administrativ. Gjendja më e rëndë paraqitet nga muaji prill e këndej kur shumë infermiere për shkak të mos vazhdimit të kontratës së punës qëndrojnë në shtëpi, duke rënduar kështu funksionimin e punës së shtëpisë së shëndetit. Drejtori I Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë Faruk Alili thotë se mungesa e kuadrit vështirëson dhe ngadalëson punën e ekipeve mjekësore të Shtëpisë së Shëndetit.

“Është diku rreth 42 totali I punëtorëve me kontratë, ku përfshihen personel medicinal, personel Teknik dhe administratë. 21 janë personel medicinal 14 personel Teknik dhe 8 personel administrative pa të cilët puna e shtëpisë së shëndetit publik nuk besoj se do të mund të funksionojë. Është shumë e rëndësishme që t’i kemi prapë në vendin e punës sepse siç e dimë personeli në SHSHK është në moshë të shtyrë dhe çdo vit ikin në pensionim dhe e dimë se këto motra ishin ato që qytetarëve iu dolën në ndihmë gjatë pandemisë, është e patjetërsueshme puna në shtëpinë e shëndetit”, deklaroi Faruk Alili, Shtëpia e Shëndetit Kumanovë.


Derisa për këtë gjendje nuk do të ketë zgjidhje, ndërkaq mungesa e personelit sa vjen e bëhet më alarmante, Alili thotë se shumë fëmijë do të humbin afatet e vaksinimit të rregullt, në veçanti tek moshat shkollore.

“Nëse do kemi mungesë të personelit medicinal atëherë do shtyhen afatet nuk do kryhet puna në afatin e caktuar apo në afatet me të cilat institucioni jonë merret vesh me shkollat”, shtoi Faruk Alili, Shtëpia e Shëndetit Kumanovë.

Nga ministria e Shëndetësisë pa përgjigje mbi këtë çështje, ndërkohë që autoritetet shëndetësore në Kumanovë thonë se ditëve të fundit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe atë të Shëndetësisë po shqyrtojnë një modalitet të ri I cili do të lehtësojë gjendjen me mungesën e personelit.

Ndryshe, mungesa e personelit shëndetësor është një problem I cili prek çdo institucion public shëndetësorë në vend. /Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori