Qendra Federale për Riadaptimin Social (Ceferoso) numër 1, e njohur më mirë si “El Altiplano”, është burgu i sigurisë së lartë ku po mbahet Ovidio Guzman, djali i Joaquin ‘El Chapo’ Guzman, i cili do të mbrohet pas arrestimit të tij.
Autoritetet meksikane të enjten njoftuan se e kishin arrestuar Ovidio Guzman në një operacion herët në mëngjes në Culiacan, një qytet veriperëndimor që ka qenë prej kohësh baza e kartelit Sinaloa, transmeton Telegrafi.
Por si është burgu i sigurisë maksimale në Meksikë?
Burgu ndodhet në qytetin Santa Juana, komuna e “Almoloya-s de Juarez”, në shtetin e Meksikës.
Objekti konsiderohet me sigurinë më të madhe në Meksikë dhe është ndërtuar midis viteve 1988 dhe 1990 me urdhër presidentit të atëhershëm Carlos Salinas de Gortari.
Burgu Almoloya që quhet edhe kështu, ka një sipërfaqe prej 260 mijë metrash katrorë dhe ka një kapacitet për të strehuar deri në 724 të burgosur.
Si është burgu i Altiplanos?
Sipas raportit të titulluar ‘Vlerësimi i proceseve. Programi buxhetor; Administrimi i Sistemit Federal Penitenciar’, i paraqitur nga Komisioni i Sigurisë Kombëtare (CNS) dhe i bërë në bashkëpunim me Universitetin Kombëtar Autonom të Meksikës (UNAM) dhe Institutin e Kërkimeve Sociale (IIS), burgu ka karakteristika të ndryshme që e bëjnë atë pothuajse të padepërtueshëm.
Për shembull, ka mure të përforcuara me trashësi një metër. Përveç kësaj, hapësira ajrore është kufizuar si dhe komunikimet, të cilat janë të kufizuara në një rreze prej 10 kilometrash.
Gjithashtu ka sisteme dhe pajisje sigurie elektromekanike dhe elektronike si: televizion me qark të mbyllur, kontroll aksesi, alarme, detektorë metali, eksplozivë, komunikim radio, zë dhe të dhëna, sensorë prezence dhe telefoni.
Sa i përket personelit të sigurisë që ruan burgun e sigurisë maksimale , ata janë gjithmonë të armatosur rëndë dhe të përgatitur për çdo eventualitet të mundshëm.
Megjithatë, sipas raportit, burgu i Almoloya-s ka edhe mangësi të caktuara si mungesa e personelit në të gjitha fushat për shkak të numrit të lartë të të burgosurve, si dhe instrumenteve dhe pajisjeve mjekësore të vjetruara.
Ndërsa Komisioni Kombëtar i të Drejtave të Njeriut (CNDH) bën edhe disa vëzhgime në lidhje me burgun, si: personeli i pamjaftueshëm i sigurisë dhe i paraburgimit, ndarja e dobët mes të pandehurve dhe të dënuarve, aktivitetet e pamjaftueshme ose inekzistente, arsimore, punë dhe trajnime, si dhe mangësi në kujdesin për të moshuarit dhe programe të pamjaftueshme për parandalimin e varësive.
“Cefereso numër 1” , duke u konsideruar si një burg i sigurisë maksimale, ka qenë shtëpia e bosëve dhe kriminelëve më të kërkuar në vend, siç është rasti i El Chapo Guzman , Oscar Omar Trevino Morales, i njohur si ‘El Z-42’, Miguel Angel. Trevino Morales i njohur si ‘El Z-40’, Daniel Arizmendi Lopez, ‘El mochaorejas’, Miguel Angel Felix Gallardo, Jose Antonio Yepez Ortiz, ‘El Marro’, ndër shumë të tjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkencëtarët me zbulim të rëndësishëm për vrimat e zeza: Ky përbindësh po rrotullohet me të vërtetë

Vrau tre persona, përfshirë një profesor – pse ‘u çmend’ kaq shumë i dyshuari që tronditi Roterdamin e Holandës?

Aeroplani ushtarak rus ndodhej për dy ditë në aeroportin e Phenianit, a u ra dakord për transferimin e armëve?

Sheshel për aktakuzën e re të Hagës: Jam gati të shkoj vullnetarisht, por me një kusht

Shefi i NATO-s thotë se po fiton terren ofensiva e Ukrainës

Lëvizje historike, Macron po i ofron Korsikës autonomi pa të drejt shkëputje nga Franca

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Analistët serbë: Sulmi i armatosur në Banjskë debakël i politikës së Beogradit, Serbia u mund dhe u poshtërua

Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

Jose Mourinho nuk i la vetëm lojtarët që shkuan të përshëndesnin tifozët e Romës pas humbjes turpëruese

Çfarë lidhje ka Guardiola me liderin e La Ligës, Gironan, klubi që ka më shumë pikë se Man City

Caka: Jam dëshmitar okular se Radoiçiqi i vrau tre shqiptarë në Gjakovë

Gërvalla: Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët