Në qytetin bregdetar Margate në New Jersey, është ndërtuar ndoshta shtëpia më e pazakonshme të cilën mund ta merrni me qira për pushime

Elefantja gjigante Lucy është ndërtuar në vitin 1881, është më e vjetër se Statuja e Lirisë dhe Kulla e Eifelit.

Brenda këtij akomodimi gjendet hapësira e tipit të hapur në të cilën janë vendosur shtrati bashkëshortor, dhoma e qëndrimit ditor, kuzhina dhe banja e ndarë.

Lucy në shpinë mban platformën e cila ka pamje fenomenale në oqeanin Atlantik, transmeton Telegrafi.

Lucy mysafirët e vet të parë i ka gostitur më 1902, por një herë në të ka qëndruar ish-kryetari amerikan Woodrow Wilson.

Sot gjendet në ofertë të rregullt të sajtit të famshëm për dhënie me qira.

/Telegrafi/