LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e cila në tërësi çmontohet

Shtëpia e cila në tërësi çmontohet

Shtëpia të cilën gjendet në një vend të vogël jo larg nga Varshava, është e rrethuar me “mozaik fushe”, tipike për shtëpitë e viteve gjashtëdhjetë dhe hambarët e drunjtë, gjë që e bën shumë interesante kontrasti

Safe House, e projektuar nga kompania polake “KWK Promes”, në shikim të parë duket si bunker statik në formë blloqesh, mirëpo dizajni i saj fsheh surprizë të madhe, transmeton Telegrafi.


Shtëpia është e pajisur me zgjidhje komplekse teknike të cilat mundësojnë që muret e saj si edhe rrethoja të lëvizen.

Gjatë ditës shtëpia përjeton transformim të pabesueshëm: muret masive dhe dyert tërhiqen duke zbuluar sipërfaqe të mëdha qelqi të cilat lirojnë dritë natyrale në enterier.

Më impresivë janë muret masive të lartësisë 2,2 metra dhe gjatësisë 22 dhe 15 metra të cilët ndikojnë në strukturën e shtëpisë dhe përcaktojnë “zonën e sigurt”.

Mirëpo, ato nuk janë elemente të vetme lëvizëse të shtëpisë: kapakët e dritareve të dimensioneve 2,8 x 3,5 metra hapen deri në 180 shkallë, ndërkaq muri lëvizës çon nga shtëpia deri në tarracën në kulm mbi bazën.

Falë elementeve lëvizëse, kur shtëpia është e mbyllur “zona e sigurt” është e reduktuar në suaza të shtëpisë, ndërkaq gjatë ditës kur muret hapen, “zona e sigurt” përfshin edhe oborrin deri te rrethoja.

Muret lëvizëse gjithashtu mundësojnë që secili që dëshiron të hyjë brenda, më parë patjetër duhet të kalojë nëpër pjesën e rrethuar derisa të marrë lejen, ndërsa njëkohësisht pengon që fëmijët të dalin në rrugë gjatë lojës.

Shtëpia është e ndërtuar nga betoni, ndërsa pjesët lëvizëse për shkak të dimensioneve të mëdha patjetër duhet të jenë të lehta dhe prandaj janë bërë nga panele çeliku të mbushura me lesh mineral. Si rezultat i kësaj, shtëpia është perfekt e izoluar kur është e mbyllur.

Edhe një pjesë atraktive të shtëpisë e paraqet ana jugore me dyer të mëdha rrëshqitëse, të larta 6 dhe të gjera 14 metra, të cilat i ka prodhuar kompania e cila pajis anijendërtimtaritë dhe aeroportet.

Dyert janë të punuara nga alumini, ndërkaq gjatë natës sipërfaqja e tyre e mëdha shërben si ekran për projektim të filmave.

Çdo ditë shtëpia kalon nëpër tri cikle të njëjta – zgjohet në mëngjes dhe mbyllet në mbrëmje. Kjo rutinë rikujton proceset të cilat ndodhin në natyrë, si p.sh. lulet të cilat kalojnë nëpër fazën e ditës dhe të natës.

Sqarime më të hollësishme të arkitektit për atë se si funksionon shtëpia mund të shikoni në video:

/Telegrafi/