LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Bardhë: Nuk ka prova se sulmi kimik në Siri ka qenë i sajuar

Shtëpia e Bardhë: Nuk ka prova se sulmi kimik në Siri ka qenë i sajuar

Nuk ka prova për të mbështetur pretendimet ruse se sulmi i javës së kaluar me gaz helmues në Siri ka qenë i sajuar, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë këtë të martë.

“Sipas të dhënave që kemi nga organizmat tanë, sulmi ka qenë tepër masiv për të qenë i sajuar nga ndonjë organizatë inteligjence për një kohë aq të shkurtër,” ka thënë ky sytar i Shtëpisë së Bardhë.


Një grup monitorimi për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, ka raportuar më parë se 86 persona kanë vdekur në incidentin kimik në Sirinë veriore të martën e shkuar, në mesin e tyre gra dhe fëmijë.