Libri më i ri shkruar nga profesor Muhamet Mustafa, “Udhëkryqi i dialogut Kosovë-Serbi”, u botua nga “Dukagjini Publishing”. Ky është një libër që krahas analizës së pasigurive dhe kundërthënieve që e përcjellin dialogun aktual, jep vështrim për ecurinë e negociatave midis përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë në vitet ’70, ’80 dhe ’90 të shekullit të kaluar, përfshirë edhe negociatat në Vjenë për procesin e pavarësisë.
Libri pasqyron në detaje paraqitjet, angazhimet dhe sugjerimet e autorit për problemet më madhore lidhur për negociatat që kanë filluar me 2011 e që tani, siç po thuhet, po hyjnë në fazën finale apo në “udhëkryq”.
Autori trajton me kompetencë aspektet e kornizës ligjore dhe institucionale të dialogut dhe problemet e palës Kosovare lidhur me qasjen, strategjinë dhe konsensusin nacional. Ai vë në dukje këto dobësi, veçmas tek rasti i zbatimit të parimit të barazisë dhe reciprocitetit midis palëve në dialog.
Libri përmban argumente lidhur me çështjen e pronësisë, aspektet ekonomike, nevojën për reparacioneve të luftës dhe dëmeve tjera të shkaktuara nga Qeveria serbe në Kosovë në vitet ‘90, duke e ilustruar këtë me rastin e Ujmanit dhe të Trepçës ku pala serbe tenton pa asnjë bazë që të bëhet hisenike.
Libri jep përgjigje në pyetjet:
-
- Cilat ishin kundërshtimet e Serbisë për zhvillimin e autonomisë së Kosovës me elemente të shtetësisë nëpërmjet “Librit të kaltër” (1977)
- Cili është kontinuiteti mbi 40 vjeçar në taktikën dhe strategjinë e Serbisë në negociatat me përfaqësuesit e Kosovës?
- Cili është rreziku i një konflikti të ngrirë – në variantën më të keq?
- Cilat janë bllofet dhe argumentet false të Serbisë në pretendimet e saj ndaj pronës shoqërore dhe publike të Kosovës?
- Si u ndërtua dhe u financua Ujmani? Si u menaxhua “Trepça”?
- Cilat janë shkarjet dhe moskonsekuenca në mbrojtjen e interesave ekonomike dhe të tjera në dialogun me Serbinë?
- Pse nuk po arrihet konsensus lidhur me qasjen , strategjinë dhe objektivat në dialog me Serbinë ?
- Pse përvoja në dialogun me Serbinë do duhej të shërbejë për të ndërruar hapat dhe qasjen në fazën “finale”?
“Udhëkryqi i dialogut Kosovë-Serbi” është në shitje në Librarinë “Dukagjini” si dhe – nëpërmjet rrjetit shpërndarës – në libraritë tjera.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThënie të Immanuel Kantit: Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë
Dhjetë gjërat që mund t’i mësojmë nga “Thika” e shkrimtarit Salman Rushdie
POEZI PËR DASHNORIN E LARGUAR PREJ KOHËSH
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Veshjet popullore thesar i trashëgimisë kulturore
Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE