LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia 200 vjeçare në Prishtinë, aty ku ishte vendosur administrata e Vilajetit të Kosovës

Shtëpia 200 vjeçare në Prishtinë, aty ku ishte vendosur administrata e Vilajetit të Kosovës

Në zemër të kryeqytetit ndodhet një shtëpi 200 vjeçare që ka një strukturë të mahnitshme nga druri.

Duke iu përshtatur arkitekturës së viteve kur është ndërtuar, shtëpia ka edhe çardakun që e bënë unik në vendin ku ndodhet.


Historiani Emin Sallahu ka thënë se kjo shtëpi është ndër më të veçantat e asaj kohe.

“Është ndër shtëpitë e rralla që i ka mbijetuar kohës. Në atë kohë ka qenë ndër shtëpitë më luksoze që ekzistonin. Për shkak të luksozitetit të saj një kohë kjo shtëpi ka qenë pjesë e Vilajetit të Kosovës ku ishte vendosur administrata”, tregon për RTV Dukagjinin, Emin Sallahu.

Kjo shtëpi ka qenë pronë e familjes Koxhadishi e cila u shpërngul në Turqi, duke lënë objektin në duar të Institutit për Mbrojtjen e monumenteve kulturore.

Karakteristikë e shtëpisë është ndarja e saj në të cilën kanë jetuar gra e burra.

“Kjo shtëpi i takon shekullit XIX. Është ndër shtëpitë më luksoze të asaj kohe që kanë ekzistuar në pjesën e vjetër të qytetit. Si pronë ka qenë e familjes së bejlërëve. Pronari i fundit i saj llogaritet të ketë qenë Fadil Koxhadishi i cili ka jetuar me familjen e tij në këtë shtëpi deri në vitin 1950. Më pas këtë shtëpi ia ka shitur shtetit dhe është shpërngulur në Turqi”.

Më atë kohë kur ndërtohej ndonjë shtëpi duhej mbjellë edhe një pemë. E një pemë të tillë e ka edhe kjo shtëpi që edhe sot e kësaj dite bënë fruta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori