Shtatzënia i ka dhënë edhe më shumë nur bukuroshes së ekranit, Marina Vjollca.

Moderatorja e famshme është në pritjet për t’u bërë nënë për herë të parë, por ende po vazhdon intensivisht punën me emisionin e saj të përjavshëm.


Edhe sonte (e shtunë), Marina u bë gati për një tjetër paraqitje televizive, teksa ndau imazhe nga dukja e saj.

marina vjollca 243053775 3922007201236504 2391356882865525483 n Foto: Marina Vjollca/Instagram

Prezantuesja nga Shqipëria erdhi elegante dhe e veshur me shumë stil, duke kompletuar paraqitjen me grim, flokë të lëshuara prapa supeve dhe aksesor.

“Gati edhe për sonte”, ka shkruar Marina, ndërsa dukej në formë të mirë dhe plotë shkëlqim.

marina vjollca 242987628 580766579939331 5597134498345235709 n Foto: Marina Vjollca/Instagram

Bukuroshja bionde e cila është edhe imazh i markës së njohur italiane të veshjeve “Elisabetta Franchi”, ka vazhduar të jetë aktive edhe me projekte jashtë programit, teksa po shijon shtatzëninë e parë.

Marina dhe bashkëshorti i saj, reperi kosovar Getoar Selimi, u martuan në vitin 2017, ndërsa Brenda pak muajsh pritet të bëhen prindër për herë të parë. /Telegrafi/

marina vjollca 243012727 853409358874777 7396744642070389200 n Foto: Marina Vjollca/Instagram

marina vjollca 242763933 612467493119015 5058811354589277882 n Foto: Marina Vjollca/Instagram

marina vjollca 242897782 1280934092341611 8999455333629151503 n Foto: Marina Vjollca/Instagram