LAJMI I FUNDIT:

​Shtatori rikthehen mbledhjet e qeverive shqiptare, kërkohet zbatimi konkret i marrëveshjeve

​Shtatori rikthehen mbledhjet e qeverive shqiptare, kërkohet zbatimi konkret i marrëveshjeve

Pas dy viteve mungesë, në javën e tretë të shtatorit do të mblidhen qeveritë e dy shteteve shqiptare në Shkodër. Kosova dhe Shqipëria pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje të përbashkëta. E nga tri prej tyre vendi ynë mund të përfitojë mjaft shumë nëse zbatohen në praktikë. Dogana e Kosovës në Durrës, hidrocentrali në territorin shqiptar dhe linja hekurudhore po vlerësohen si të dobishme për dy vendet shqipfolëse.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh koordinatorja për mbledhjet e dy qeverive, Albulena Balaj-Halimaj thotë për KosovaPress se marrëveshjet që do të nënshkruhen do të jenë në interes të dy palëve.

“ Do të ketë marrëveshje të cilat janë në interes të dy palëve. Ato të cilat ndoshta janë më pak gjigande se të tjerat janë Dogana e Kosovës, linja hekurudhore dhe është hidrocentrali që mendohet të ndërtohet në Shqipëri, e që do të jetë funksional për Kosovën… përveç këtyre do të ketë edhe marrëveshje të tjera, tashmë ministritë veç kanë filluar të dorëzojnë draft-marrëveshjet”, thotë ajo.

E zbatim konkret të këtyre marrëveshjeve po kërkojnë njohësit e fushës së ekonomisë në Kosovë.

Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës thotë se këto projekte të përbashkëta do ta lehtësojnë̈ qarkullimin e qytetarëve, mallrave si dhe do të rrisin profitet e bizneseve.

Po ashtu, ai thekson se duhet kombinuar resurset energjetike mes të dy vendeve.

“Nëse ka një diskutim jo me ngarkesë politike, por të nivelit teknik dhe nivelit përmbajtjesor mundemi të jetësojmë disa prej ideve të moçme që kanë qenë e që janë të domosdoshme. Hekurudhat që do të rriste vlerën e Portit të Durrësit, këtë qarkullimin që e ka tani me transportin rrugor nuk e ka vlerën sepse është kosto më e madhe. Mirëpo me transportin hekurudhor sigurisht do të ishte një vlerë e shtuar për ekonominë e të dyja vendeve. Në të njëjtën kohë edhe hidrocentrali, ne kemi nevojë t’i kombinojmë burimet energjetike me rritë atë që njihet si rezervë në sistem që i ndihmon stabilitetit të furnizimit. Këtë drejtim them se duhet t’i shtohet mundësia që Shqipëria të investojë në një termocentral në Kosovë, apo dy qeveritë të investojnë në një termocentral, pastaj ishin kombinuar resurset, sidomos kur e kemi këtë rrjetin energjetik në funksion”, u shpreh ai.

Ndërkaq, profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku vlerëson se fuqizimi i lidhjes energjetike Shqipëri-Kosovë është shumë i rëndësishëm.

“Burimet energjetike në Shqipëri janë tërësisht nga uji, ndërsa nga Kosova janë nga thëngjilli, nëse kërkohet ndonjë këmbimin mes Kosovës dhe Shqipërisë të shohim sa është kjo racionale. Por ajo që dihet është se fuqizimi i lidhjes energjetike Shqipëri-Kosovë është shumë i rëndësishëm”, thotë ai.

Kosova dhe Shqipëria edhe në të kaluarën kanë mbajtur mbledhje të përbashkëta ku janë nënshkruar dhjetëra marrëveshje, megjithëkëtë disa prej tyre nuk kanë gjetur zbatim konkret në të dy vendet.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori