LAJMI I FUNDIT:

Shtatë modelet më të mira që u prezantuan në Monterey Car Week (Foto)

Shtatë modelet më të mira që u prezantuan në Monterey Car Week (Foto)

Këto janë shtatë modelet e reja, më të mira që u prezantuan në këtë panair

Monterey Car Week, është një prej organizimeve më të përmbushura për automobilizëm, ku për shtatë ditë, ka aktivitete që kanë të bëjnë vetëm me vetura, transmeton Telegrafi.


Derisa shumica e prodhuesve i prezantuan super-makinat e tyre të shtrenjta, disa e shfrytëzuan mundësinë të tregojnë risitë dhe modelet që vinë në të ardhmen.

Ekspertët e automobilizmit, i kanë zgjedhur këto si shtatë modelet më të mira nga Monterey Car Week, përfshirë edhe ditën përfundimtare që u zhvillua në Pebble Beach. Renditja e modeleve, nuk ka të bëjë me të parën si më të mirën, apo të tjerat si më të dobëta.

Audi PB18 e-tron Concept

Është ende në gjendje koncepti dhe nuk dihet nëse ky e-tron do hyjë si i tillë në prodhim, ndërsa nuk është për shitje. Kjo makine elektrike i ka tre motor, njërin që ndodhet përpara dhe prodhon 201 kuajfuqi, si dhe dy të tjerë që së bashku prodhojnë 604 kujfuqi.

Së bashku nxjerrin 741 njësi, ndërsa Audi pretendon se shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, e zë për dy sekonda. Kjo do ishte e mrekullueshme, andaj të gjithë shpresojnë që Audi e-tron të del prej prodhimit me këto kapacitete.

Infinity Prototype 10 Concept

Sikurse Audi edhe infiniti u prezantua në Pebble Beach me koncept. Për dallim prej Audit, që edhe mund të prodhohet si i tillë, ky koncept nga Infinity vështirë se mund të krijohet ndonjëherë dhe më shumë është rast për studim. Vështirë se dikush në këtë univers do e donte një makinë elektrike me një ulëse, pa tavan apo xham të përparmë.

BMW Z4

Më në Fund, BMW Z4 është rikthyer. Modeli Z4 ka qenë temë e shpeshtë, së bashku me binjakun Toyota Supra. Tashmë që është rikthyer, po na pëlqen krejt çfarë po shohim. Duket e këndshme dhe e egër në të njëjtën kohë, ndërsa nuk dihet se çfarë kapaciteti ka, por thuhet se prodhon deri në 380 kuajfuqi. Ende nuk dihet, as nëse do të ketë transmision manual, andaj për këto dhe shumë detaje tjera për Z4, duhet të presim kur t’i bëjë të ditura BMW.

Lamborghini Aventador SVJ

Ndër prezantimet më të rëndësishme në Pebble Beach, ishte shpalosja e Lamborghini Aventador SVJ. Dihej që ky model ishte duke u punuar për një kohë të gjatë dhe pritjet ishin të mëdha, por kur u prezantua nuk zhgënjeu aspak. Motori V12 që prodhon 770 kuajfuqi, si dhe aerodinamike e përkryer nga ALA, e bëjnë të jetë shumë e kompletuar. Me fuqinë dhe aerodiamikën që ka, bëri që ky Aventadorë të kryente xhiron e Nurburgringut të Gjermanisë, ta kalojë për 6:44.97.

Jaguar E-Type Zero

Shumë pak vetura gjatë historisë, kanë aqenë aq të bukura sa Jaguar E-Type. Enzo Ferrari e kishte quajtur njëherë, si veturën më të bukur në botë. I vetmi problem me këtë makinë, ishte frika e përhershme, se mund të dëmtohej para se të arrijë te caku. Gjatë këtij vitit, Jaguar ka bërë të ditur, se do ta lansojë një E-Type Zero, si një EV që ka pamjen e njëjtë sikur klasiku i dikurshëm. Tani blerësit e kanë mundësinë ta kenë këtë makinë me pamjen e dikurshme dhe të elektrifikuar – por, pritet të jetë shumë e shtrenjtë.

Porsche 911 Turbo Project Gold

Sikurse Jaguar edhe Porsche, ka gërmuar në historinë e saj dhe solli një makinë të vjetër. Devizioni Porsche Classic që merret me përpunimin e makinave të vjetra, e ka përpunuar eksterierin e modelit 933 dhe e transformuan në atë që po quhet Poject Gold. Pjesa e jashtme kaloi nëpër shuëm përpunime, që të mbajë dukjen origjinale, por edhe të modernizohet sikurse Turbo S Exclusive Series.

Bugatti Divo

E fundit, por jo me më pak rëndësi është Bugatti Divo. Nuk ka çfarë të thuhet më shumë për këtë makinë, që ka përfshirë elementet e fundit të teknologjisë. Sikurse Chiron edhe Divo e ka motorin 8.0-litra W16 që prodhon 1,479 kuajfuqi. Derisa Chiron është fokusuar që të arrijë shpejtësi të lartë, Divo ka aerodiamikë të lartë që të jetë sa më e përshtatshme për pistë. Si rezultat i ndryshimeve, Divo arrinë ‘vetëm’ 380 kilometra në orë, megjithëse thuhej se do arrijë 420 kilometra në orë. Modeli Divo është shumë i rral, pasi u lansua në vetëm 40 njësi, secila prej të cilave është shitur për gjashtë milionë euro. /Telegrafi/