LAJMI I FUNDIT:

Shtatë milionë të prekur nga COVID-19 në Indi

Shtatë milionë të prekur nga COVID-19 në Indi

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga coronavirusi në Indi u rrit në shtatë milionë të dielën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet shëndetësore raportuan rreth 74 mijë raste të reja nga COVID-19.


India pritet që në javët e ardhshme të bëhet vendi më i goditur në botë nga pandemia, duke tejkaluar edhe SHBA-në e cila deri më tani ka regjistruar 7.7 milionë raste.

Ndërkohë, bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i viktimave u rrit në 108 mijë.

Universiteti John Hopkins ende nuk i ka azhurnuar të dhënat për sa i përket rasteve në Indi, mirëpo shifra totale thuhet të jetë 7,054,806. /Telegrafi/