LAJMI I FUNDIT:

Shtatë mënyra të thjeshta për të rifreskuar shtëpinë gjatë pranverës!

Shtatë mënyra të thjeshta për të rifreskuar shtëpinë gjatë pranverës!

Shtëpia e secilit prej nesh meriton të rifreskohet herë pas here dhe a ka periudhë më perfekte se ndërrimi i stinëve për ta bërë këtë? Aq më tepër, kur stina që vjen është pranvera

Të gjithë përfitojmë nga ky rifreskim. Është energjizues dhe i bën mirë shtëpisë dhe njerëzve që banojnë në të.


Ja 7 gjëra të thjeshta që mund të bëni:

1. Filloni me një “pranverë të pastër”

Kjo do të thotë të falni veshje apo sende që nuk ju duhen më, të sistemoni dhe organizoni çdo gjë në shtëpi. Ekspertët thonë se “të dish se ku ndodhet gjithçka në shtëpi dhe të jesh i organizuar bën që shtëpia të ndihet më e madhe”.

Përveç kësaj, një pastrim me themele i shtëpisë ose nëse s’keni mundësi, një pastrim i thjeshtë i gjithë shtëpisë, do të ishte perfekt.

2. Mbulesa të bardha

Vendosini në tavolinë dhe në shtrat. Asgjë s’e mposht një mbulesë të bardhë. Shtëpia do duket më me dritë dhe më e pastër.

Edhe nëse keni fëmijë të vegjël, përsëri ia vlen, por sigurohuni të keni dhe ca detergjente të mirë me vete.

3. Hapni dyert!

Lërini më shpesh dritaret hapur, sidomos gjatë kohës kur jashtë ka shumë diell. Shfrytëzojeni këtë periudhë për të blerë lule të reja ose për t’u kujdesur për ato që keni.

Në ditë më të ngrohta, mund të mbani hapur për pak edhe derën e madhe të shtëpisë.

4. Eksperimentoni me aromat

Prania e një arome në shtëpi mund të sjellë një atmosferë krejt tjetër. Përdorni aromatikë të blerë ose zieni në ujë, detergjentin me aromën tuaj të preferuar.

5. Ndryshoni jastëkët

Jastëkët janë një mënyrë shumë e lehtë dhe më pak e kushtueshme për të ndryshuar gjithë pamjen e një dhome. Mund t’i zëvendësoni të paktën 2 herën në vit.

Eksperimentoni me ngjyra dhe dizajne të ndryshme. Luani me kombinimet!

6. Vishni muret!

Diçka, çfarë do që të jetë, është më mirë se një mur i madh i zbrazët. Zgjidhni piktura pak të kushtueshme ose printoni foto brenda kornizave të thjeshta dhe riarredoni ca prej mureve të shtëpisë.

Një ide: Kombinojini këto me jastëkët që do vendosni.

7. Rregulloni mobiliet

Mobiliet e njëjta, vendet e ndryshme. Nuk keni pse të bëni një dhomë të re gjumi apo pritjeje.

Provoni të ndryshoni vendet e mobilieve apo të bëni rregullime të vogla dhe shihni ndryshimin që do pësojë shtëpia juaj.

Përshtatur nga Vogue, Anabel

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Pëllumbi i Pejës - ballukja pejane

Pëllumbi i Pejës - ballukja pejane

Stil
“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

Lifestyle
Kalo në kategori