LAJMI I FUNDIT:

Shtatë këshillat e Charles Bukowskit për një jetë të hatashme

Shtatë këshillat e Charles Bukowskit për një jetë të hatashme

Keni nevojë për këshilla se si ta jetoni një jetë të mrekullueshme?

Disa prej këtyre mund t’i merrni nga Charles Bukowski – autori i njohur amerikan, poeti, shkrimtari i historive të shkurtra dhe novelisti që ka ndarë me botën pikëpamje dhe mendime me botën për çdo temë të mundshme, duke filluar nga arti e deri te vdekja, transmeton Telegrafi.


Ai ka qenë një shkrimtar i njohur, i cili shpeshherë i ka përshkruar përvojat e njerëzve të shtypur të jetës urbane amerikane, ndërkaq tërë kohën na ka dhuruar këshilla se si t’i shpenzojmë ditët.

Ndonëse ai njihet ka lexuesit si shkrimtar tejet vulgar dhe i ashpër, faktikisht disa prej thënieve të tija kanë shumë kuptim dhe mund t’ju ndihmojnë.

1: Mos u ngopni me pak
“Unë doja ose tërë botën ose asgjë fare”.

2: Dashurojeni vetveten
Asnjëherë nuk e kam takuar një mashkull që do të kisha dashur të bëhesha si ai. Edhe nëse kjo gjë është iluzion, është një iluzion me fat”.

3: Nxirrni maksimumin nga jeta
“Nuk është e tmerrshme vdekja por jetët e njerëzve që jetojnë ose nuk jetojnë deri në vdekjen e tyre”.
“Disa njerëz asnjëherë nuk çmenden. Çfarë jetë të kota duhet t’i jetojnë…”

4: Mos u frikësoni nga dhimbja, pa të ju nuk mund ta përjetoni lumturinë
“Duhet të vdisni disa herë para se të mund të jetoni vërtetë”.

5: Bëhuni unikë dhe shpreheni atë në çfarëdo që bëni
Është më mirë ta bëni një gjë të mërzitshme me stil sesa një gjë të rrezikshme pa të”.

6: Jeni më të fortë se ç’mendoni
Ndonjëherë zgjoheni nga shtrati në mëngjes dhe mendoni, nuk do t’ia dalë, por ju qeshni brenda… duke i kujtuar të gjitha rastet kur jeni ndjerë njësoj”.

7: Keni vetëbesim
“Problemi me botën është se inteligjentët janë të mbushur me dyshime”. /Telegrafi/  

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Këshilla Lifestyle
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori