Njerëzit nuk kanë ndjenjë të madhe të nuhatjes, përderisa hundët e qenve janë 10,000 herë më profesionale se tonat. Ditëve të sotme, qentë e trajtuar punojnë në fusha të ndryshme, por edhe një kafshë shtëpiake e zakonshme mund të shpëtojë jetën nëse ka ndjenja të mëdha të nuhatjes.
Sot, ne kemi mbledhur 7 fakte të pazakonshme rreth gjërave që qentë mund të ndjejnë duke nuhatur. Ne kemi përfshirë gjithashtu edhe disa informacione më të papritura mbi marrëdhënien unike midis njerëzve dhe qenve, transmeton Telegrafi.
Ndryshimet në nivelin e glukozës në gjak
Studimet kanë konfirmuar se qentë mund të nuhasin uljen e nivelit të glukozës në gjak. Ata mund të identifikojnë këtë nga ndryshimet në erën e djersës. Kjo aftësi mund të jetë vendimtare për pronarin e qenit me diabet. Hulumtuesit kanë treguar se qentë munden gjithashtu ta analizojnë ndryshimet në sjellje.
Përderisa qentë e vërejnë do të fillojnë të sillen ndryshe dhe të tregojnë shenja të stresit dhe mundohen të marrin vëmendjen e pronarit.
Kanceri
Shkencëtarët shpjegojnë se kanceri bënë qelizat tona të punojnë ndryshe nga normalja për qëllim të rritje së tumorit. Qelizat e dëmtuara prodhojnë një lloj specifik të proteinës që një qen mund ta nuhas. Hulumtuesit kanë treguar se qentë janë në gjendje të zbulojnë kancerin në mushkëri përmes frymëmarrjes dhe prostatës ose fshikëzës përmes erës së urinës.
Ditëve të sotme mund të takoni qenë të trajnuar në klinika duke trajtuar lloje të ndryshme të kancerit duke përfshirë kancerin në gji. Ky është një mjet i nevojshëm në fazat fillestare të diagnostikimit.
Identiteti
Përderisa shumica nga ne i njohin njerëzit e tjerë dhe qenët përmes dukjes, qentë përdorin nuhatjen si diferencuese. Në hundën e qenve, nuhatje e secilit person është unike sikur shenjat e gishtave. Për më shumë ekspertët garantojnë ne se qentë mund ta njohin një person familjar ose vend edhe nëse aroma është e përzier me parfum. Gjithashtu, qentë e trajtuar mirë në gjendje të dallojnë aromën e binjakëve identikë! Kjo aftësi përdoret në vendet e policisë kur ka kërkime për njerëz të humbur pas situatave emergjente.
Sulmet epileptike
Shkencëtarët konfirmojnë se qentë janë në gjendje të zbulojnë sulmet e ardhshme epileptike 45 minuta pare se të ndodhin. Besohet se këto kafshë janë në gjendje të ndjejnë aroma specifike që e paraprijnë këtë gjendje. Sa më parë që qeni juaj është i vetëdijshëm për rrezikun, do të provojë të merr vëmendjen tuaj duke lehur.
Interaksioni me qentë e tjerë
Qentë dërgojnë mes vete mesazhe përmes feromoneve që mund të gjenden në urinën, lëkurën, gëzof, dhe fekale. Kështu, nëse jeni duke vizituar një shok që ka ndonjë kafshë shtëpiake, qeni juaj do të dijë për këtë! Bëhuni gati që qeni të nuhas të gjithin përderisa mundohen të zbulojnë me kë jeni duke u lidhur. Këto mesazhe do të përfshijnë edukimin, madhësinë, shëndetin dhe gjëra të tjera me qenin “që jeni duke e tradhtuar” .
Shtatzëninë
Hunda e një qeni mund të zbulojë ndryshimet më të vogla në aromën e trupit tuaj. Nëse jeni shtatzënë, trupi juaj kalon nëpër ndryshime serioze hormonale që thjeshtë nuk mund të mos vërehen nga qeni juaj. Ekspertët thonë se qentë mund të zbulojnë fazat fillestare të shtatzënisë nga nuhatje dhe ndryshimet e vogla në trupin tua. Dhe sjellja e tyre do të ndryshoj pasi që jeni një person i ri për ta.
Stuhitë dhe uraganet
Që nga kohërat antike, kafshët janë më të afërta me natyrën se ne. Dhe ditëve të sotme, observimi dëshmon se qentë mund të nuhasin edhe ndryshimet më të vogla në ajër, parashikojnë stuhi ose edhe fatkeqësive. Kjo, kombinohet me ndjeshmërinë shumë të lartë të qenve dhe fushave gjeomagnetike dhe dridhjeve, që bënë predikimet shumë të besueshme. /Telegrafi/
R.Q.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’
Bëhuni gati për një enigmë që do t’ju lodhë: A mund ta “thyeni kodin” në 25 sekonda?
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert