LAJMI I FUNDIT:

SHSKUK reagon pas notës së protestës nga Klinika e Kardiologjisë: Hapësirat në spitale u organizuan konform situatës me COVID-19

SHSKUK reagon pas notës së protestës nga Klinika e Kardiologjisë: Hapësirat në spitale u organizuan konform situatës me COVID-19
Foto: Ilustrim

Stafi i Kardiologjisë Invazive ka dërguar notë proteste në Zyrën e Kryeministrit, për siç thonë ata, marrjen e hapësirave të repartit të Kardiologjisë Invazive, për çka ka reaguar drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës.

Përmes një komunikate për medie, SHSKUK ka sqaruar se organizimi i hapësirave dhe personelit është bërë konform situatës me COVID-19.


“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, në lidhje me shkrimin “Kardiologjia Invazive me notë proteste në adresë të Hotit për marrjen e hapësirave të repartit”, sqaron se organizimi  i hapësirave dhe personelit në ShSKUK është bërë konform situatës me COVID-19. Menaxhmenti i Klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive ka qenë i  konsultuar dhe i njoftuar nga Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, i cili ka pasur takim me menaxherët e klinikave dhe shefat e njësive. Po ashtu,  Komisioni për zgjerimin e kapaciteteve spitalore  ka mbajtur disa takime nga të cilat kanë dalë  vendime për zbatimin e të cilave është pajtuar edhe drejtori i këtij shërbimi”, thuhet në sqarim.

Kardiologjia Invazive notë proteste Qeverisë së Kosovës për marrjen e hapësirave të repartit
Lexo po ashtu Kardiologjia Invazive notë proteste Qeverisë së Kosovës për marrjen e hapësirave të repartit

Këtë sqarim thuhet se shkresa e Klinikës së Kardiologjisë Invazive, vjen pas publikimit  të raportit i cili dëshmon keqpërdorimet financiare në këtë klinikë.

“Kjo shkresë e Kardiologjisë Invazive vjen vetëm 12 orë pas publikimit të raportit të Njësisë së Auditimit  të Brendshëm të ShSKUK, i cili dëshmon keqpërdorime financiare  dhe keqmenaxhim organizativ në Klinikën  e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, të udhëhequr nga dr. Tefik Bekteshi. Ndaj atyre që kanë keqpërdorur besimin e menaxhmentit dhe qytetarëve, duke u munduar të fshihen pas “ kujdesit të shtuar për pacientë” do të veprohet konform akteve ligjore në fuqi”, thuhet në sqarim.

Po ashtu në sqarim thuhet se “Drejtori i Përgjithshëm i  ShSKUK-së, siguron të gjithë  qytetarët e Republikës së Kosovës, se  personeli ShSKUK-së, do të ofrojë shërbime të kujdesit shëndetësorë për të gjithë qytetarët në nivelin më të lartë profesional të mundshëm”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori