LAJMI I FUNDIT:

SHSKUK njofton se janë mbi 100 pacientë me COVID-19 që po trajtohen nëpër spitale

SHSKUK njofton se janë mbi 100 pacientë me COVID-19 që po trajtohen nëpër spitale

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se aktualisht janë duke u trajtuar në spitale 155 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit, në Klinikën Infektive të QKUK-së janë 54 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë 44, në Anestezion (MIQ) 8, në Klinikën e Pediatrisë 2, transmeton Telegrafi.


Ndërkaq, në Spitalin e Prizrenit janë duke u trajtuar 16 pacientë, në Spitalin e Gjakovës 6, në Spitalin e Pejës 10, në Spitalin e Gjilanit 15.

Dy të vdekur dhe 43 raste të reja me coronavirus në Kosovë
Lexo po ashtu Dy të vdekur dhe 43 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë e deri tani me COVID-19 janë konfirmuar 15 mijë e 663 qytetarë, 13 mijë e 677 prej të infektuarve janë shëruar kurse janë regjistruar 627 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se raste aktive janë 1 mijë e 359. /Telegrafi/