LAJMI I FUNDIT:

Shqyrtimi i Marrëveshjes për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë, hynë në rend dite në seancën e sotme të Kuvendit

Shqyrtimi i Marrëveshjes për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë, hynë në rend dite në seancën e sotme të Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë marrë vendim për ndryshimin e rendit të ditës të seancës së sotme.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila paraqiti mocion procedural për përfshirje në rend dite të Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Studimin e Fizibilitetit për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.


“Propozoj si mocion proceduar që si pikë e katër e rendit të ditës sot të shqyrtohet Projektligji i Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Studimin e Fizibilitetit dhe Projektidesë për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë”, tha Kusari-Lila.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit e hodhi në votim këtë mocion i cili mori mbështetjen e të gjithë deputetëve të pranishëm në seancë. /Telegrafi/