Nga: Capajev Gjokutaj
Çmenduria dhe gjenialja ngjajnë si të kundërta, por shpesh përzihen e bashkëjetojnë brenda të njëjtit person. Rreth kësaj nisa të mendoj mbrëmë, si mbarova së pari filmin Në portën e përjetësisë (At Eternity’s Gate) që pasqyron jetën e Vinsent van Gogut në Arl, luftën me çrregullimet mendore dhe sfidat krijuese e ekzistenciale me të cilat u përball. Filmi hidhte dritë mbi lidhjen e thellë të gjeniut me natyrën, reagimet për të kapur thelbin e saj e për ta hedhur në kanavacë, përzier të gjitha me këto brengosjen që buronte nga izolimi. Si mbarova filmin, dola për një ecje të shkurtër, nga ato të ngadalshmet që të përgjumin e të ndihmojnë të kalosh një natë të qetë. Por, s’qe e thënë, ndërsa trupi çapitej, mendja fluturonte.
M’u kujtua ndërkohë filmi Një mendje e bukur (A Beautiful Mind) me matematikanin nobelist e skizofren, lëvruesin e shquar të teorisë së lojës, Xhon Nesh. Marsel Prusti thoshte se çdo gjë e madhe në botë është bërë nga bipolarlët e neurotikët; ashtu gjysmënormalë e gjysmë të shkarë, ata themeluan fetë tona dhe krijuan kryeveprat me të cilat krenohemi brez pas brezi. Po të kërkosh njerëz të shquar, që kanë qenë bipolarë e neurotikë, të rezulton një listë e gjatë që nis me van Gogun, Çurçillin, Dostojevskin, Napolonin, Njutonin, Zhanë d’Arkun e përfundon me Jul Cezarin, Aleksandrin e Madh, Sokratin, Solomonin e të tjerë shkencëtarë, artistë, burra shteti e gjeni të të gjitha fushave dhe të të tëra kohërave.
Ka supozime të shumta dhe studime shkencore të pakta që synojnë të shpjegojnë bashkëjetesën mes gjeniut dhe neurotikut, mes zbulimeve e arritjeve gjeniale, me njërën anë dhe çrregullimeve mendore e emocionale, në anë tjetër. Bipolarët, supozon njëra palë, kanë shpeshherë aftësi të shtuara kreative, nga që ashtu funksionon truri i tyre.
Kalimi periodik nga gjendja maniakale në depresion dhe anasjellas bën që truri i tyre të punojë me ritme thellësisht të ndryshme, kështu që në çastet maniake, kur truri shkëndijon e hazdiset, arrijnë të shohin qartë edhe gjëra që truri i normalit s’mund t’i perceptojë kurrë. Pikërisht, në çaste të tilla inkandishence mendore e emocionale, zënë e ngjizen zbulimet e mëdha shkencore dhe veprat e shquara artistike.
Një palë tjetër flet për teori kompensimi. Si njerëz me probleme mendore që janë, gjenitë bipolarë e neurotikë, në një pjesë të konsiderueshme të rasteve përjetojnë tallje e përbuzje, vetmi dhe izolim social. Për t’i shpëtuar këtij lloj bulizmi, zgjedhin zakonisht dy rrugë. E para është rruga e rebelimit, bëhen ekscentrikë, s’pyesin për norma e konvencione dhe e shtyjnë kështu shoqërinë ku jetojnë t’i perceptojë edhe më të veçantë seç janë, me çrregullime shumë më të mëdha sesa ato që kanë. Rruga e dytë është ajo e pranimit, d.m.th. i kushtohen me gjithçka kërkimit a krijimit për t’u përfillur e vlerësuar nga mjedisi shoqëror, për t’i shpëtuar izolimit social e vetmisë.
Si teoria e veçantisë së trurit ashtu edhe kjo e kompensimit duken goxha bindëse, por zbehen e gati-gati zhbëhen kur i pranon me një fakt real: që nga fillimet e historisë njerëzore, neurotikët e bipolarët që kanë jetuar e jetojnë mbi këtë dhe, bëhen qindra-milionë, kurse gjenitë dhe super të shquarit vështirë se e kalojnë dhjetëmijëshin. Ata qindra e qindra-milionë që patën ose kanë probleme mendore, po nuk u bënë të shquar, ngjajnë se nxjerrin gjuhën e përqeshin teoritë që e lidhin gjeninë me bipolaritetin a me çrregullime të tjera.
Mua ma bën me sy e më intrigon një shpjegim tjetër, shpjegim që lidhjen mes të shquarve gjenialë dhe çrregullimeve mendore e sheh si mit të krijuar nga ne, mediokrit. Përballë zulmës e shkëlqimit të gjenive dhe të zbulimeve e veprave të tyre, mediokri ndihet edhe më i vogël e më i mjerë seç është në realitet, ndaj i sulmon e i stigmatizon të shquarit për të qetësuar veten e për të harruar se bën pjesë në kategorinë e atyre që i lashti i karakterizoi si qenie që s’bëjnë tjetër veçse ngrysen, gdhihen, hanë ca bukë e bëjnë ca mu. Të tingëllon cinik ky shpjegimi i fundit? Mbase ke të drejtë, ku ta dish!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSkënderbeu me mbretin e Polonisë dhe Janosh Huniadin

Shqiptarët shtetin e shohin si forcë të huaj!

Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973
Individualizmi ynë i mjerë

Mbi artin e Pjetër Budit

Çfarë është njeriu dhe pse ai nuk është kafshë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk