LAJMI I FUNDIT:

I shqipton gjobën, qytetari sulmon fizikisht policin

I shqipton gjobën, qytetari sulmon fizikisht policin

Një person ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor, pasi që ai i ka shqiptuar tiketën për kundërvajtje.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, njofton policia.


“Raportohet se pas shqiptimit të një kundërvajtje në trafik nga policia, i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor mashkull K/Shqiptar.

Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë. /Telegrafi/