LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari u vra në një pyll në Itali, i afërmi i tij tregon se si e gjetën 39-vjeçarin pasi e kishin kërkuar gjithë natën

Shqiptari u vra në një pyll në Itali, i afërmi i tij tregon se si e gjetën 39-vjeçarin pasi e kishin kërkuar gjithë natën

Djali i xhaxhait të Bledar Dedjas, i cili u gjet i vdekur në një zonë pyjore në Itali, ka ndarë detaje në lidhje me dyshimet për vrasjen e të 39-vjeçarit.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë për emisionin “Me Zemër të Hapur”, ai përjashtoi pistën e një krimi pasioni, ku tha se 39-vjeçari ishte person i qetë, ndërsa ngriti tezën se mund të ketë qenë grabitje.


“S’ka asgjë të vërtetë nga ato që flitet. Asgjë të vërtetë. Ishte si qingj. Unë flisja përditë me të, se punonte me nipin tim. Ishte momentale ajo që i ka ndodhur, ose kanë tentuar ta grabisnin, ose ndonjë pisllik, ndonjë gjë. Se ky ka punuar jashtë, gati 20 vite. Ne jetojmë të gjithë bashkë andej dhe mblidheshim për kafe. E kemi marrë në tel dhe ku nuk e hapte telefonin, menduam mos e kishte zënë gjumi në makinë. Telefonin ia kanë marrë çunit, e kupton tani? Ai vendi është shumë i ftohtë. Mund ta kenë rrëmbyer bashkë me makinën, nuk ka qenë vetëm një njeri. Mund të kenë qenë 2-3 veta”.

“Ne e gjetëm trupin, pasi kemi kërkuar gjithë natën. Ai nuk rrinte as në lokale, edhe pse ai nuk rrinte atje. Gjithsesi kontrolluam. Pasi gjetëm trupin kemi njoftuar policinë. Në trup kishte çarje, gërvishtje, me thikë, por unë vetë nuk e kam parë. Po ashtu dua të theksoj se trupi nuk ka qenë i zhveshur, siç mund të pretendohet”.

“Për ne ngjarja ka qenë rastësi. Trupi ka qenë larg nga makina, rreth 100 metra. Makina s’ka asnjë shenjë” tregoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori