LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari nga Kosova lë SHBA-në për Lezhën, mbjell 100 hektarë tokë me arra por ankohet për mungesën e mbështetjes nga shteti

Shqiptari nga Kosova lë SHBA-në për Lezhën, mbjell 100 hektarë tokë me arra por ankohet për mungesën e mbështetjes nga shteti

Një histori frymëzuese është ajo e Hysni Sulës, 64-vjeçarit që pas 30 vitesh në Amerikë vendosi të investojë në Lezhë ku ka mbjellë 100 hektarë tokë me arra. Ai thotë se pavarësisht se është nga Kosova, në Fang të Lezhës e gjen veten si në familje dhe ka vendosur që pleqërinë ta kalojë aty.

Një sipërfaqe e madhe toke të cilën e kishin mbuluar ferrat në zonën e quajtur Fang mes kufirit ndarës të Lezhës dhe Vaut Dejës u punua për herë të parë në vitin 2014-të.


Syla pas 30-viteve punë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosi të investojnë miliona dollarë në Shqipëri.

64-vjeçari ka mbjellë 100 hektarë tokë me arra që së shpejti do të japin prodhimin. Bëhet fjalë për 30 mijë rrënjë arra “cangler” e cila aktualisht është më e kërkuara në botë, një investim që ka kapur vlerën e 2.5 milionë dollarëve. Ky investim pritet t’i marrë frytet e para pas 4 vitesh kur dhe pritet të dalë prodhimi në treg.

“Në SHBA jam prej 30 vjetësh. Kam qenë i përndjekur politikisht në Kosovë dhe fati e deshi që të shkoj në Amerikë dhe të marrë shtetësinë amerikane. Një shoku im e kishte marrë këtë tokë për 99 vjet. E vendosëm, më pëlqeu dhe vendosëm që të bëjmë diçka të mirë dhe për zonën dhe për ne nëse del fitim. Për momentin 100 hektarë”, tha shqiptaro-amerikani, Hysni Syla për Report Tv.

Mbjellja e plantacioneve me arra në këtë tokë të pashfrytëzuar asnjëherë ka qenë shumë e vështirë.

“Kemi hequr shumë për ta punuar. Ka qenë e vështirë. Toka e papunuar asnjëherë më parë. Lagështira e dimrit dhe thatësira e verës. Morëm plehun e bagëtive dhe kemi hapur dhe një rezervuar për ujitje. Shpenzime të mëdha kolosale, por shpresoj të dalë në prodhim. Arra është kaliforniane dhe po bashkëpunojmë me specialistë turq për ta nxjerr në prodhim”, tha ai.

Agronomët e ardhur nga Kosova po kryejnë shartimin e fidanëve.

“Kjo ka qenë tokë djerr ka dashur investim i madh është dashur të bëhet liqeni, gjatë dimrit denrazhimi. Investimi është i madh ka investuar shumë në fidanë dhe s’kanë dalë ato që ka prit. Ndaj sot po bëhet shartimi i fidanëve. Unë besoj të kushteve klimatike dhe nuk ka probleme me ngricat unë besoj do të ketë sukses, edhe investimet. Investimeve të tilla janë largpamëse ka vend mirëpo klima politike disfavorshme”, tregojnë ekspertët.

Investitori Hysni Syla thotë se në këtë vend ka gjetur një mjedis të ngrohtë dhe mirëkuptimin e banorëve, por aspak mbështetjen e shtetit shqiptar.

“Fatkeqësisht s’kemi pasur asnjë mbështetje nga shteti. Në Kosovë do kishte pasur mbështetje. Më pëlqen zona, i dua këta njerëz me shpirt. Nuk i kanë harruar traditat e vjetër. Janë mikpritës”, tha shqiptaro-amerikan, Hysni Syla.

Teksa ka vendosur ta kalojë pleqërinë në Shqipëri, Hysni Syla ka dhe një mesazh për të rinjtë që po braktisin vendin.

“Pleqërinë do ta kaloj këtu. Për të rinjtë më vjen keq që nuk e gjejnë veten, por të kenë durim”, tha Syla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori