LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari i mbijetuar rrëfen në Gjykatën e Beogradit për vrasjen e civilëve në Qyshk

Shqiptari i mbijetuar rrëfen në Gjykatën e Beogradit për vrasjen e civilëve në Qyshk

Një dëshmitar nga Kosova dëshmoi në një gjykatë në Beograd për djegien e shtëpive dhe trupat e civilëve të vrarë në masakrën e kryer në fshatin Qyshk, në maj të vitit 1999.

Dëshmitari Mustafa Hysvukaj tha në Gjykatën Speciale të Beogradit të enjten se si qe dëshmitar i asaj që ndodhi pas masakrës së forcave serbe ndaj shqiptarëve në fshatin Qyshk në maj të vitit 1999.

Hysvukaj i tha gjykatës se më 14 maj ai u fsheh në barin e gjatë në fshat, ndërsa forcat policore serbe kaluan rastësisht aty dhe përfundimisht hynë në një shtëpi vendase.

“Ndenja atje për një orë, një orë e gjysmë, derisa të shtënat ndaluan. Pas kësaj hyra në ato dhoma dhe pashë trupa të djegur”, tha Hysvukaj.

Ai përshkroi gjetjen e tre banorëve të tjerë të vdekur në oborrin e Ramë Gashit, i cili u vra edhe vetë bashkë me një grup të madh njerëzish të tjerë.

“Djali i tij erdhi në oborrin ku isha unë dhe tha: ‘Ata më vranë babanë’”, tha ai në gjykatë, duke vënë në dukje se ai nuk i pa vetë vrasjet, sepse ishte i fshehur.

Hisvukaj tha se “80 për qind” e shtëpive në Qyshk u dogjën atë ditë, ndërsa forcat serbe konfiskuan disa automjete dhe u morën atyre të gjitha sendet me vlerë.

Një avokat mbrojtës kritikoi dëshminë e tij duke thënë se Hysvukaj po fliste për ngjarje që ai nuk i pa personalisht.

Ai tha gjithashtu se Hysvukaj binte në kundërshtim me dëshmitë e dëshmitarëve të tjerë dhe me faktet e vërtetuara.

Në seancën e mëparshme në mars 2017, dy dëshmitarë shqiptarë të Kosovës rikujtuan se si u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre.

Prokuroria serbe ka akuzuar 11 ish-anëtarë të Njësisë së 177-të të Ushtrisë Jugosllave për krime lufte të kryera në fshatrat Qyshk, Pavlan, Zahaç dhe Lybeniq në pranverë të vitit 1999.

Grupi u dënua fillimisht në vitin 2014 me 106 vjet burg për vrasjen e të paktën 118 civilëve shqiptarë të Kosovës.

Por gjykata serbe e apelit e rrëzoi vendimin në vitin 2015 dhe e dërgoi çështjen për rigjykim.

Që atëherë gjyqi është shoqëruar me vonesa dhe refuzimin e dëshmitarëve për të ardhur në Beograd për të dëshmuar.

Dy nga të pandehurit, Milojko Nikoliq dhe Radoslav Brnoviq, kanë vdekur gjatë gjyqit.

Një nga të pandehurit e tjerë, Dejan Bulatoviq, është i sëmurë dhe çështja kundër tij është ndarë nga pjesa tjetër e grupit.

Një tjetër, Ranko Momiq, është në arrati.

Kjo konsiderohet si një nga çështjet më të mëdha që ka lidhje me krimet e luftës në Kosovë ne gjykatat e Beogradit, me seanca që po zhvillohen tashmë prej gjashtë vjetësh.

Seanca e ardhshme është planifikuar për më 18 dhjetor.

Në gusht të vitit 2014, prokuroria serbe për krimet e luftës nisi gjithashtu një hetim ndaj Dragan Zivanoviç, ish-komandant i Brigadës 125 të Ushtrisë Jugosllave, për mosvperim për parandalimin e vrasjeve të shqiptarëve dhe shkatërrim të shtëpive dhe pronave në katër fshatra. /BIRN/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori