Përfaqësuesit e partive politike në Luginën e Preshevës nuk arritën të merren vesh për ta zgjedhur kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, e me këtë rast vendimet për këtë këshill do t’i merr Qeveria e Serbisë.
Koha e parashikuar me ligj për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Kombëtar, pas zgjedhjeve të mëhershme, ka kaluar mbrëmë në mesnatë, ndaj Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve do të jetë nën masa të përkohshme aspo siç quhen “Masat e dhunshme” qeveritare.
Deri më tani Këshillin Kombëtar e ka drejtuar Ragmi Mustafi nga Partia për Veprimit Demokratik, i cili ka fituar më së shumti vota në tri komuna edhe në zgjedhjet e fundit në nivel të Luginës.
Ndërsa në komunën e Bujanocit më së shumë vota ka fituar Lëvizja për Progres Demokratik (LPD) me kandidatin Nevzad Lutfiu.
Edhe pas ndërmjetësimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në një takim të mbajtur dje pasdite, nuk kanë arritur që liderët politikë të Luginës të arrijnë marrëveshje.
Siç mëson Agjencia Rajonale për Informim JUGpress, në takim me Kurtin, Ragmi Mustafa ka propozuar ndarjen e mandatit për dy vite mes tij dhe Lutfiut, por ky i fundit nuk e pranuar propozimin.
I vetmi që nuk ka marrë pjesë në takimin e djeshëm me kryeministrin Kurti ka qenë kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi. Kandidat i kësaj partie në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve ishte Levent Qazimi, djali i komandantit të Ish-Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanocit, Ridvan Qazimi, i njohur si komandant Leshi.
Madje kjo agjenci serbe e lajmeve thotë se mosmarrëveshjet për kryetarin e Këshillit Kombëtarë kanë plasur për shkak të mos-ndarjes racionale të mjeteve të ndara nga Qeveria e Kosovës për Luginën e Preshevës.
Pas dështimit për zgjedhjen e kryetarit të KNSH-së, ka reaguar Partia për Veprim Demokratik që drejtohet nga Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë. Edhe kjo parti përmend faktin se në këtë situatë është angazhuar edhe kryeministri Kurti, por ka rezultuar pa sukses, raporton RTK.
“Pas përpjekjeve të vazhdueshme që nga 15 nëntori i vitit 2022, dje më 13 janar, përfundimisht, edhe pas përpjekjes së fundit për ndërmjetësim të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nuk u krijua shumica e re për bashkëqeverisje në Këshillin Kombëtar Shqiptar. Platformës tonë që të “Vazhdojmë Bashkë për më shumë Kosovë e Shqipëri në Luginë” refuzuan ti bashkohen PD dhe LPD”, thotë PVD në komunikatë.
Në takimin e djeshëm, sipas kësaj partie, të organizuar nga kryeministri Kurti, për të gjetur një zgjidhje për të ndërtuar shumicën qeverisëse dhe për t’i ikur masave të dhunshme që do t’i vendosë Beogradi pas të hënës, asnjëra nga këto parti nuk ka reflektuar.
Kjo parti po ashtu thotë se kishte propozuar që mandati katërvjeçarë të ndahet nga dy vjet mes partive fituese, por është refuzuar edhe ky propozim. “Në këtë mënyrë dështoi çdo përpjekje që zgjedhjen e organeve të reja të KKSH-së të mos i transferohet ministrisë në Beograd”, thuhet në reagimin e partisë së drejtuar nga Kamberi.
Partitë tjera politike deri tani nuk kanë reaguar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur