LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët, shumica e të huajve në Greqi

Shqiptarët, shumica e të huajve në Greqi

Emigrantët shqiptarë përbëjnë pjesën dërrmuese të të huajve në Greqi. Ministria e Brendshme greke ka njoftuar të dhënat që lidhen me zbatimin e Ligjit të Ri të Emigracionit, ku vlerësohet se rreth 384 000 shqiptarë kanë përfituar lejet e qëndrimit, nga rreth 553 000 emigrantë të huaj që ndodhen gjithsej në Greqi.

Në numrin e përgjithshëm të shqiptarëve përfshihen edhe rreth 43 000 emigrantë shqiptarë që kanë fituar shtetësinë greke. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme greke, kategoria e emigrantëve që ka përfituar më në masë të madhe nga lejet e qëndrimit është ajo e bashkimit familjar. Kështu, në numrin e përgjithshëm rreth 120 000 emigrantë kanë marrë lejet e qëndrimit për bashkim familjar dhe rreth 92 000 janë pajisur me leje afatgjata dhjetëvjeçare.


Procesi i pajisjes me lejet e qëndrimit për shqiptarët vijon në Greqi, ndërkohë që emigrantët ankohen për vonesa të mëdha të autoriteteve. Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi, tha përmes një deklarate se “ndiqte me interes të madh çështjen e legalizimit të emigrantëve shqiptarë në Greqi me kontakte të shpeshta me autoritetet”. “Federata konstaton, thuhet në deklaratë, se pavarësisht lehtësimeve që ofron legjislacioni aktual, numri i emigrantëve të ligjshëm nuk është rritur ndjeshëm”. “Pengesat vijnë për shkak të burokracive të mëdha dhe të moskoordinimit të vetë administratës greke, e kryesisht të drejtorive të decentralizuara, ku vërehen zvarritje të “pakuptimta” në mospërputhje me ligjin.

Pas ankesave të vazhdueshme të emigrantëve shqiptarë të bëra kohët e fundit për këto vështirësi dhe për çështje që kanë të bëjnë me lejet e qëndrimit, Ministria e Brendshme greke caktoi ditët e fundit një linjë të posaçme telefonike për komunikimin e emigrantëve.

Sipas njoftimit të ministrisë greke, kjo linjë do të shërbejë prej orës 9:00 të mëngjesit deri në orën 14:00 të ditëve të punës së administratës greke për të caktuar datën e dorëzimit të aplikimeve për marrje apo rinovim të lejes së qëndrimit. Autoritetet greke kanë premtuar se pas muajit prill, do të vënë në funksion me kapacitet të plotë një sistem elektronik shërbimesh ndaj emigrantëve për t’u dhënë fund vonesave. /Zëri i Amerikës/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti viziton Komunën e Kamenicës dhe ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga komuniteti serb

Kurti viziton Komunën e Kamenicës dhe ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga komuniteti serb

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Lajme
Vrasja e policit të Fier, RENEA rrethon zonën, identifikohet autori

Vrasja e policit të Fier, RENEA rrethon zonën, identifikohet autori

Lajme
Vrasja e efektivit të

Vrasja e efektivit të "Shqiponjave" në Fier, jepet shpërblim 30 mijë euro për kapjen e autorit

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Kalo në kategori