LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët reklamojnë hapur në TikTok mënyrën se si të futesh ilegalisht në Britani të Madhe për 20 mijë paund

Shqiptarët reklamojnë hapur në TikTok mënyrën se si të futesh ilegalisht në Britani të Madhe për 20 mijë paund

Shqiptarët që flasin për shuma deri në 20 mijë paund për të kontrabanduar emigrantë në Britani të Madhe i ofrojnë haptazi shërbimet e tyre në TikTok dhe faqet e tjera të medieve sociale.

Një në hulumtim i bërë nga Daily Mail, faqet reklamohen në TikTok, madje edhe duke u tallur me përpjekjet e autoriteteve britanike për t’i ndaluar.


Ata postojnë udhëzime hap-pas-hapi për të ndihmuar emigrantët e paligjshëm të futen në vend.

Numri i emigrantëve që futen në Britani është rritur në kohët e fundit duke arritur në më shumë se 8 mijë se viti 2020.

Llogaria në TikTok është parë nga dhjetëra mijëra njerëz.

“Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të shkojnë në Angli, kontaktojnë në inboksin tim. Udhëtimi i sigurt 100 për qind”, thuhet në përshkrim.

Videot paraqesin fotografi të Union Jack dhe Big Ben me komentin “Udhëtim i sigurt nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkua për 23 mijë euro”.

Në video të tjera ai llogaria tallet me përpjekjet britanike për të goditur emigracionin e paligjshëm duke treguar pamjet e një sulmi të policisë në një shtëpi ku shiteshin viza në tregun e zi për të futur njerëzit në Britani të Madhe.

Një përdorues tjetër i TikTok i quajtur “England Albania” publikoi një video që tregon disa shqiptarë brenda një kamioni duke thënë se ata po drejtohen në Britani të Madhe.

Një llogari shqiptare e fshirë kohët e fundit e gjetur nga Daily Mail në TikTok përmbante udhëzime se si të futesh në Britani të Madhe nga Franca, Holanda, Belgjika, Spanja dhe Portugalia.

I quajtur “Udhëtim në Angli: ai përdori hartat e Google dhe grafikë të bërë në mënyrë profesionale që përshkruajnë se si të futesh në Britani të Madhe nga Caen në Francë.

Duke theksuar rrugën më të mirë, aty theksohet se “Ju duhet të vishni rroba si pastrues. 05:50 e mëngjesit koha më e mirë”.

Dily Mail gjithashtu gjeti kontrabandistë shqiptarë që reklamonin në një llogari në Instagram të quajtur “Journey Belgjikë-Londër” me një numër kontakti në Britani të Madhe.

Në faqen e mbyllur në Facebook “Shqiptarët në Londër”, e cila ka mbi 15 mijë anëtarë, një shqiptar që përdor emrin Leonard Sufa postoi një foto të një kamioni me komentin “Nesër pasdite në Angli. Më kontakto në DM”.

Vitin e kaluar, e përditshmja britanike zbuloi një trafikant shqiptar të qenieve njerëzore me emrin Kledjan Kurtaj, i cili reklamonte në Facebook për një rrugë “të lehtë” përmes Dublinit duke përdorur dokumente false.

Drejtori Agjencisë Kombëtare të Krimit, Rob Jones, i tha Komitetit të Punëve të Brendshme se bandat kriminale përdorin rregullisht kanalet e medieve sociale për të publikuar rrugët e kontrabandës dhe për të reklamuar dokumente të rreme ose të vjedhura.

Ai tha se platformat më të përdorura ishin Facebook, Instagram, Twitter dhe Telegram, por publikimet u panë gjithashtu edhe në YouTube dhe TikTok.

Një burim i Policisë Kufitare Shqiptare tha për Daily Mail se shumica e trafikantëve ishin të moshës nga 18 dhe 22 vjeç, nga zona të varfra të Shqipërisë dhe rekrutohen nga rrjetet kriminale për të punuar si fermerë të kanabisit në Britani.

“Ata bien dakord të bëjnë këtë udhëtim dhe të punojnë si fermerë të kanabisit derisa të paguajnë deri në 20 mijë euro kosto”, tha burimi.

Një zëdhënës i TikTok është shprehur se kishte hequr videot e trafikimit për shkelje të politikave të platformës.

“Ne kemi fshirë përgjithmonë disa llogari për shkeljen e politikave tona dhe ne do të vazhdojmë të marrim masa atje ku është e nevojshme”, pohoi ai.

Facebook dhe Instagram gjithashtu filluan një hetim e hoqën disa nga publikimet pas raportimi të Daily Mail. /Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori