Të gjithë shqiptarët i kane sot sytë nga Hollywoodi, ku në Dolby Theatre presin të marrin Oskarin e parë për një film ku jo vetëm flitet shqip, por që ka të bëjë me një nga dramat më të mëdha qe kane përjetuar shqiptarët në shekullin e 20-të, mizoritë serbe.
Filmi kosovaro- britanik, “Shok”, ku për 21 minuta tregohet historia e bazuar mbi ngjarje të vërteta e miqësisë se dy fëmijëve në kohën e luftës në Kosovë, pret vlerësimin në kategorinë e filmave të shkurtër. Për “Los Angeles Times”, “Shok” do të jetë fitues dhe kritika e shikuesit ia kanë dhënë tashmë vlerësimin.
Në tapetin e kuq mes figurave më të rëndësishme të filmit në botë, të pranishëm do të jenë regjisori Jamie Donoughue, producentët Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott dhe protagonistët Lum Veseli dhe Andi Bajgora.
Aktorja Shengyl Ismajli, e cila është edhe e ëma e protagonistit të filmit Lum Veseli, nuk mund të fshehë emocionet pak orë para ndarjes së çmimeve.
“Po shkruhet një histori e re në kinematografinë kosovare dhe shqiptare. Jam shumë e lumtur që djali im Lumi është protagonist i filmit “Shok”, kështu që është gëzim i dyfishtë. I kam emocionet shumë të përziera. Minutat nuk po ecin”.
Autori i kolonës zanore të filmit “Shok”, Trimor Dhomi është shprehur i lumtur që ideja e tij muzikore, ku mes te tjerash ka edhe ninulla kosovare është pranuar nga regjisori. Si element i fuqishëm për garë, Dhomi e ka vlerësuar ndërtimin e skenarit.
“Një vepër që bëhet me studim dhe me kërkim që ka metodë, ka paramendim në secilën lëvizje, secilin hap që kemi bërë, nuk ka rrugëdalje tjetër përveç që ajo vepër të kompletohet deri në atë masë ku i përmbushë të gjitha pikëpyetjet, nëse veç ka pasur rrugës”, thotë kompozitori Dhomi.
“Ky film për dramën njerëzore që e kaluam për të fituar lirinë, tashmë e ka fituar zemrën e botës dhe shpresoj që sonte do të sjellë Oscarin në Kosovë”, ka shkruar presidentja në detyrë Atifete Jahjaga në Facebook, duke uruar ekipin e filmit.
“Filmi ka hedhur dritë mbi një rrëfim të vërtetë tragjik nga historia jonë çlirimtare.” Thuhet në urimin e presidentit të sapozgjedhur, Hashim Thaçi.
Përmes Digitalb, Komuna e Prishtinës ka organizuar transmetimin e drejtpërdrejtë të ndarjes së çmimeve Oscar. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës