LAJMI I FUNDIT:

​Shqiptarët e veriut apelojnë për dalje masovike në zgjedhje

​Shqiptarët e veriut apelojnë për dalje masovike në zgjedhje

Banorët shqiptarë të veriut të Mitrovicës kanë apeluar që bashkëkombasit e tyre të dalin në numër sa më të madh në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po mbahen sot në këtë komunë.

Ata thanë se sa më i madh të jetë numri i tyre në këto zgjedhje, aq më shumë shqiptarë do të kenë legjitimitet politik në nivel komunal.

Emir Azemi, qytetar i veriut të Mitrovicës, ka bërë të ditur për KosovaPress, se numri i madh i votuesve shqiptarë në këto zgjedhje, krijon mundësinë e legjitimitetit politik të më shumë përfaqësuesve shqiptarë në përfaqësimin e interesave të tyre të çfarëdo niveli.

“Duke marrë parasysh se zgjedhjet e kanë edhe një lloj legjitimiteti politik, atëherë mendoj se sa më i madh numri i qytetarëve në zgjedhje aq më shumë shqiptarë në të ardhmen do të kenë legjitimitet politik për t’i përfaqësuar interesat e tyre të çfarëdo niveli ose mundësie që iu jepet atyre”, ka thënë Azemi.

Edhe Florent Dobroshi, qytetar nga kjo pjesë e qytetit të Mitrovicës, ka bërë thirrje që shqiptarët e kësaj pjese të dalin sa më masovikisht për të votuar përfaqësuesit e tyre.

Sipas tij, përmes përfaqësuesve shqiptarë në kuvendin komunal duhet të shprehen të gjitha problemet në mënyrë që të krijohet një mirëqenie më e mirë për ta.

“Presim çdoherë më mirë, arsyeja e vetme është se po zgjedhim përfaqësuesit tonë të cilët na përfaqësojnë në instanca komunale. Thjesht interesat tona nëpërmjet këtyre përfaqësuesve të shprehen dhe të na përmirësojnë mirëqenien tonë njerëzore”, tha për KosovaPress Dobroshi.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori