LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët e burgosur, kamerierë në burgun e Milanos

Shqiptarët e burgosur, kamerierë në burgun e Milanos

Dy shqiptarët, Elsoni dhe Sahiti ndodhen në burg prej kohësh, por ata çdo mëngjes shkojnë në punë. Të dy janë kamerierë në “In Galera”.

Po përse janë në burg, nuk  kanë të lejuar të tregojnë për shkak të një urdhri nga burgu.

Ata të dy kanë një liri lëvizje pothuajse sikur të ishin në ndonjë hotel. Tregojnë se kur shkojnë në punë, kontakti më rojat e burgut dhe të burgosurit e tjerë është tejet miqësor.

Ka dy vjet që Elson e gëzon këtë liri në  kuadër të punës në restorant.

Kushdo shkon në restorant, por kush shkon në një restorant klasë që ndodhet në burg? Në Milano shumë vetë shkojnë në restorantin e njohur “In Galera”, ku të burgosurit punojnë me kuzhinierët, përcjell Telegrafi.

Elsoni thotë se ajo i jep një kuptim kohës në burg.

“Më e bukura dhe më e rëndësishmja për një burrë është që të jetë i dobishëm. Kur zgjohem në mëngjes, e di që jam i dobishëm për familjen time dhe që mund ta ndihmoj”, thotë Elsoni, duke shtuar që më së shumti e ka mungesën e familjes.

Ai thotë se kur punon, ka ndjesinë që ka njëfarë vlere.

Në burgun e mëhershëm thotë se ishte shumë më ndryshe dhe për këtë qëllim kishte aplikuar tri herë që ta transferonin në Bollate, sepse këtu janë në qendër të vëmendjes puna.

Drejtori i burgut Bollate, Massimo Parisi, ka thënë se heqjen e lirisë mund ta kombinojnë me mundësinë që ata të kenë një dobi për jetën pas burgut.

“Ata duhet të jenë në gjendje që të kontribuojnë për shoqërinë, sepse një kuotë më e ulët e krimit natyrisht që e rrit sigurinë e shoqërisë”, ka thënë ai për DW. Të burgosurit këtu marrin pagë mujore nga 1 mijë deri 1500 euro, e një pjesë e tyre u shkon familjeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori