LAJMI I FUNDIT:

Shqipja për Ganinë: Nuk e duroj kur më afrohet, më kap ankthi

Shqipja për Ganinë: Nuk e duroj kur më afrohet, më kap ankthi

Një tjetër dyshe e banorëve të Big Brother VIP Kosova 2 kanë nisur të distancohen dhe të kenë debate me njëri-tjetrin.

Bëhet fjalë për Shqipen dhe Gani Gërminë, ndonëse në fillim kishin raporte të afërta.

Në një diskutim të fundit, Shqipja u shpreh me Adrin në lidhje me Ganiun, ku ajo i tha se nuk e duron dot kur ai i afrohet.


Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Shqipja tha se e ka shumë bezdi pjesën e kontaktit dhe nuk e duron dot afërsinë e madhe me personat.

“Më fut terrorin kur më afrohet, nuk e duroj dot. E kam bezdi pjesë e kontaktit. Më duket sikur kur më mbyt. E kanë shumë të keqe këtë, të afrohen shumë afër. Nuk mundëm, më fut në presion kur më afrohesh, më fut ankth”, tha ajo.

Azemi ia shpreh dashurinë Albës: Nuk do më ikësh lehtë
Lexo po ashtu Azemi ia shpreh dashurinë Albës: Nuk do më ikësh lehtë

Ndërkohë, shumë debate të tjera kanë nisur mes banorëve duke sjellur situata tensionuese në shtëpinë e famshme të BBVK. /Telegrafi/