Shqipëria kërkon që të kthehet në një destinacion atraktiv për nomadët digjitalë.
Këta të fundit janë individë të angazhuar kryesisht me një punë online, çka u lejon atyre që ta kryejnë atë nga çdo vend i botës dhe qëndrimi i tyre nuk është afatgjatë nga njëri-vend në tjetrin.
Në një dokument tashmë të miratuar nga qeveria, siç është strategjia ndërsektoriale “Agjenda digjitale e Shqipërisë” dhe të planit të veprimit 2022 – 2026 bie në sy pikërisht edhe një pikë që lidhet me nomadët digjitalë.
“Zgjerimi i rrjetit digjital dhe fizik dhe fuqizimi i bizneseve është një përparësi në ditët e sotme për vendin tonë, sepse sipërmarrësit, pronarët e bizneseve dhe profesionistët e pavarur nga e gjithë bota kanë shumë për të ofruar dhe ne shpresojmë që thjeshtëzimi i procesit për t’u bashkuar me rezidencën elektronike (e-rezidenca) do të inkurajojë më shumë prej tyre që të na zgjedhin ne për të ndihmuar në rritjen e kompanive të tyre,” thuhet në strategji.
I njëjti dokument nënvizon se projekti i rezidencës mund të jetë një hap i rëndësishëm për tërheqjen e nomadëve digjitalë në vendin tonë bashkë me shumë mundësi të tjera që vendi ofron si aplikimi në internet për viza, viza e paguar dhe e lëshuar online, platforma e-albania, faqe web-i për turizmin, sistemi i transportit, hubet digjitalë dhe hapësirat e bashkëpunimit, lidhja dhe shpejtësia e internetit në telefon, kostoja telefonike, prania e mediave sociale, 5G që vjen së shpejti etj.
“Stili i jetesës së nomadit digjital ka të bëjë me lirinë për të zgjedhur stilin e jetesës dhe vendndodhjen e tij. Interneti na ka ofruar një mënyrë për t’i siguruar shërbimet online dhe të jemi të pavarur nga vendndodhja. Krijimi i një kompanie si një nomad digjital është një fillim mjaft sfidues – krijimi dhe drejtimi i kompanisë me ndihmën e mundësia më e mirë që mund të arrijë një kompani për të qenë plotësisht e pavarur nga vendndodhja. Rastet e përdorimit në vende të ndryshme tregojnë se nomadët digjitalë shpesh preferojnë vendbanime jashtë zonave urbane.
Në këto raste, një nga çështjet më të mëdha që ata përballen është lidhja me internetin, duke qenë se ata kërkojnë internet të shpejtë e të besueshëm për të drejtuar bizneset e tyre. Gjithashtu një problem tjetër për ta është mundësimi i shërbimeve të besueshme të kujdesit shëndetësor. Këtu, thelbi është përdorimi i zgjidhjeve remote të kujdesit shëndetësor (në të cilën BE po fokusohet shumë)” nënvizon strategjia.
Stili i jetesës si nomad digjital u theksua sidomos gjatë pandemisë kur një pjesë e mirë e punëve u zhvendosën online. Vendosja e kufizimeve të ashpra bëri që shumë prej atyre që kishin një punë të tillë të zgjidhnin destinacione ku kufizimet ishin më pak të ashpra. Në rajon, Kroacia dhe Greqia janë dy nga destinacionet më të preferuar për nomadët digjitalë. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën