LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria me suficit në tregtinë me rajonin, përveç Serbisë

Shqipëria me suficit në tregtinë me rajonin, përveç Serbisë

Gjatë vitit të kaluar Shqipëria rezultoi suficitare në tregtinë e mallrave me shtete fqinjë të Rajonit.

Sipas të dhënat të INSTAT Shqipëria eksportoi në rajon 76.4 miliardë lekë mallra dhe importoi 52 miliardë lekë. Eksportet drejt rajonit ishin 1.4 herë më larta se importet.


Sipas të dhënave, Shqipëria ishte suficitare ndaj Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi , ndërsa ishte deficitare në tregtinë më Serbinë.

Vlera më e lartë e eksporteve shqiptare me Rajonin u realizua me Kosovën. Në vitin 2023 u eksportuan 41 miliardë lekë mallra dhe u importuan 11 miliardë lekë. Eksportet shqiptare në Kosovë ishin 3 herë më të larta se importet. Kosova është Partneri kryesor i Shqipërisë në Rajon më të cilën kryhet mbi 40 % e tregtisë rajonale.

Tregtia me Kosovën është shumëfishuar në dekadën e fundit. Gjatë 2023 u shkëmbyen mbi 52 miliardë lekë mallra ose 300% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2010.

Partneri i dytë tregtarë i Shqipërisë në Rajon është Serbia me të cilën më 2023 u krye 26% e volumit tregtar rajonal.

Për shkak të uljes së çmimeve me 2023 tregtia në vlerë pësoi tkurrje me Serbinë, por deficiti tregtar vijoi të jetë i lartë. Nga Serbia u importuan vitin e kaluar 24 miliardë lekë mallra dhe u eksportuan rreth 10 miliardë lekë. Importet nga Serbia janë 2,4 herë më të lartë se eksportet tona atje. Importet nga ky vend dominohen kryesisht nga gruri dhe prodhimet blegtorale, ndërsa eksportet tona në Serbi përfaqësohen kryesisht nga prodhimet e bujqësore, zarzavatet.

Nga viti 2010 deri më 2023 importet nga Serbia u rriten me 104 % ndërsa eksportet shqiptare në Serbi për të njëjtën periudhe u zgjeruan me 500 %. Për të njëjtën periudhë, deficiti tregtar është zgjeruar jo në favor të Shqipërisë, me rreth 40%.

2023 shënoi të dytin vit radhazi suficit edhe me Maqedoninë e Veriut. Të dhënat tregojnë se eksportet drejt vendit fqinjë ishin 16 miliardë lekë, ndërsa importet 14.1 miliardë lekë.

Në historinë shumëvjeçare të tregtisë, Shqipëria, për herë të parë më 2022 kaloi në suficit tregtar me Maqedoninë e Veriut, që ka vijuar edhe më 2023. Maqedonia është partneri i tretë tregtar pas Kosovës dhe Serbisë. Eksportet Shqiptare në Maqedoninë e Veriut dominohen nga materialet e ndërtimit, nafta dhe zarzavatet. importet përfaqësohen kryesisht nga materialet e ndërtimit, ushqimet e përpunuara, produktet kimike dhe plastike, si dhe mineralet.

Shqipëria rezultoi suficitare edhe me Malin e Zi, ku eksportet shqiptare arritën në 9,6 miliardë lekë dhe ishin 4 herë më të larta se importet nga ky vend.

Tregtia me Rajonin zuri vetëm 10% të volumit të tregtisë më jashtë në vitin 2023, raporton Monitor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori