Shqipëria – shtet dhe shoqëri e dështuar, ku të gjithë janë hipokritë përballë njëri-tjetrit
Lorenc Vangjeli
Dea H. është 27 vjeç. Ka mbaruar ciklin studimor në Shqipëri me të gjitha dhjeta. Master në Itali, absolutisht me të gjitha notat e shkëlqyera. Ndjek doktoraturën në Zvicër dhe është rikthyer në Tiranë për të bërë një universitet të dytë. Ka aplikuar disa here për punë, por kredencialet e saj akademike nuk janë të mjaftueshme për të qenë e punësuar në Shqipëri. Me shumë gjasa, siç ka ndodhur, vendin e punës e fiton para saj një student me Curriculum Vitae politik e me njohjet e duhura. Siç ka ndodhur me Jurgen B., të cilit më shumë se diploma në juridik të cilën e mori pa shkuar pothuaj kurrë në auditor, i shërbeu afërsia e të atit me punëdhënës politikë. Ish-studenti Jurgen, tashmë zyrtar në administratë, mburret me këtë gjë.
Janë dy histori jetësore; dy skaje të largët segmenti, në mes të të cilëve pozon kriza e sotme.
Kriza është e qartë. Është e dukshme dhe shumëpërmasore, por jo me fytyrën që shfaqet në ekrane. Sepse asgjë nuk është siç duket. Hipokriza e përgjithshme, gënjeshtra e prodhuar nga gjithë aktorët e përfshirë në krizë – studentët në bulevard, pushteti në zyrë apo drejtuesit nga zyrat e opozitës – nuk lejon të kuptohet se çfarë është shkak dhe çfarë është pasojë në këtë krizë. Duke kërkuar kurë për pasojën, por pa e prekur shkakun. Duke ju qasur edhe shkakut, edhe pasojës së krizës me të njëjtën lehtësi që klientët vizitojnë shtratin e prostitutës: kalojnë sipër dhe mbasi mbarojnë, ikin dhe nuk kujtojnë më!
Ky është rasti klasik kur të gjithë janë të gabuar.
Edhe studentët në bulevard me ofertën ultimative: mere ose lere!
Edhe Rama nga zyra e kryeministrit me lutjen e përsëritur, dialogojmë si të doni ju!.
Edhe opozita në pritje për të përdorur studentët për të rrëzuar pushtetin e Ramës.
Vërdallë është Astiri, Shkoza, Gjirokastra apo Shkodra, Kukësi, Bulqiza, pronarë ndërtimesh pa leje, prindër studentësh dhe shqiptarë të tjerë të varfër, pjesë e krizës morale të të gjithë shoqërisë shqiptare.
Të gjitha këto kategori, pavarësisht diferencave me njëri-tjetrin, bashkohen në idenë e uljes së taksave, heqjes së tarifave dhe shpronësimeve me shumë lekë. Të bindur, madje, se kështu duhet të jetë. Mundësisht pa taksa fare.
Në fakt duhet të jetë krejt ndryshe. Protesta e studentëve shkundi nervin e fjetur të shoqërisë shqiptare duke bërë të qartë se ka shumë gjëra që duhen bërë ndryshe dhe që duhet të ndryshojnë në vend. E nisur për probleme financiare, refleks i frustrimit të prindërve të tyre, protesta është një mundësi e jashtëzakonshme për të reflektuar gjithë vendimmarrja publike në Shqipëri.
Zgjidhja e krizës së studentëve nuk është plotësimi i tetë-nëntë kërkesave të tyre apo qortimi i disa të tjerave. Plotësimi mekanik i atyre kërkesave e le anash shkakun e vërtetë të problemeve në arsimin e lartë.
Shkaku thelbësor është masiviteti absurd në universitete. Është shkallmimi i çdo filtri arsimor e intelektual që do të ndalonte hyrjen në universitet edhe të analfabetëve funksionalë.
Ky masivizim ekstrem, kjo buqetë idiotësh të mirë e të pafaj, është kontingjenti vulnerabël që afron para apo shantazhohet prej pedagogut për të paguar për provime; është oferta për një orgazëm të shpejtë joakademike për të kaluar vitin.
Masivimi është karta që e bën student edhe atë që nuk di shqip. Që e detyron njërin e tjetrin të bëhet komisioner i partive në zgjedhje, që i bindet partisë si kishës e xhamisë dhe që shpreson tek partia si tek perëndia.
Masivizmi është shkaku që njëra, si shumë nga ato, sapo i ikën monotonisë së provincës, lyen flokët dhe fillon punë në Tiranë si dashnorja e atij tipit që ka para. Dhe që për shkak të punës nuk shkon as në leksion dhe as në seminar.
Ky masivizim rrit kërkesën për pedagogë dhe në auditore sot japin mësim tipa që kanë po atë lidhje me librin që ka lakuriqi i natës me dritën.
Lejon hapje fakultetesh dhe universitetesh që kanë lidhje vetëm me lekun si majmuni me bananen. Për rrjedhojë, edhe administratat e universiteteve shpesh të ngjajnë si kompani fasoni që prodhojnë studentë me porosi e kuotë nga Ministria e Arsimit.
Kështu është. Këtë ëndërr mashtruese e shohin dhe e kanë pranuar fatkeqësisht të gjithë. Mjaft që të gjithë të shkojnë në universitet. PS, PD e LSI. Politika në tërësi. Prindërit dhe vetë studentët. Të gjithë pranojnë që të shpenzohen në mënyrë kriminale para për të prodhuar këtë gënjeshtër masive, këtë piramidë të frikshme financiare që përfundon me një copë letër pa vlerë që quhet diplomë.
Të jesh student nuk do të thotë se ke automatikisht të drejtë, siç tha Rama në fillim, siç përsëriti korri servil e njëngjyrësh socialist pas tij dhe siç thuhet në çdo studio televizive.
Qasja për zgjidhje vetëm financiare, siç kërkojnë studentët, është e paplotë dhe një mjet që krijon nesër probleme edhe më të mëdhenj. Është tmerrësisht naive që Rama, a cilido tjetër që do të ishte në vendin e tij si kryeministër, dje dhe nesër, të shihet si Babagjyshi i Vitit të Ri. Një Santa Claus që ka thesin magjik që paguan të gjithë dhe për gjithçka. Vetë Rama kontrovers dhe atipik, e ka me qejf të sillet e të pozojë si i tillë.
Nuk është zgjidhje ulja e tarifave, por ulja progresive, vit mbas viti e numrit të studentëve dhe rritja në proporcion të drejtë e filtrave arsimorë e akademikë që do ta ngushtonin derën tashmë të shqyer kanatash të universiteteve publike.
Me shumë më pak studentë – pavarësisht se kjo është e dhembshme – paratë e shpenzuara do të kishin shumë më tepër produktivitet. Më pak studentë do të thotë dhe ulje e ofertës për “doktorë shkencash”, që nevojiten për pedagogë. Më pak studentë do të thotë kursim i buxheteve familjare dhe konkurencë më e ndershme diplomash merite.
Si kryeministër, Rama sot duhet të bëjë llogari që dalin përtej mureve me flutura të zyrës së tij. Ai duhet të bëjë një akt të shumëfishtë politik duke shpjeguar se pse nuk duhet të financohet më një sistem i kalbur, i destinuar të rrëzohet duke zënë poshtë të gjithë ata që e kanë krijuar. Përpara se të grindet për epërsi intelektuale me gazetarët apo dhe mtonjësit e pushtetit të tij, Rama duhet t’u shpjegojë shqiptarëve dimensionin dramatik të kësaj ëndrre mashtruese. Dhe të lutet që këtë ta mirëkuptojë dhe Basha e Kryemadhi, që përballë këtij halli real, të bashkohen me kundërshtarin e tyre për zgjidhje të tij.
Dhe mbas kësaj, politika duhet të nisë një debat publik, dialogun e madh me të gjithë aktorët e faktorët e zëshëm të shoqërisë, me studentë e akademikë, që edhe politika vendimarëse të fillojë të kuptojë se një shtëpi e re nuk ndërtohet nga çatia, por duke i hapur në fillim themele të shëndetshme. Reforma në arsim nuk nis me burokratët e universiteteve, por aty ku shënjohet kontakti i parë me të nxënin.
Reforma nis me ata që nuk protestojnë dot.
Nis me çerdhet e kopshtet publike. Të shumëfishohen ato dhe të mos ketë më dhoma me 50 a 60 fëmijë që ju vijnë vërdallë dy edukatore. Nis me uljen e numrit të nxënësve në klasat fillore dhe në gjimnaze. Me nxitjen e mësuesisë si profesion që duhet të paguhet edhe shumë më tepër.
Duhet të subvencionohen deri në 100 për qind shkollat e mesme profesionale. Të subvencionohen deri në 100 për qind fëmijët e shkëlqyer të familjeve të varfra, por dhe studentët e shkëlqyer, pavarësisht xhepit të prindërve të tyre.
Kështu shpenzohen drejt paratë e të gjithë shqiptarëve që menaxhon qeveria. Ky është investimi më i drejtë dhe më i ndershëm për sot e për nesër.
Ky është principi. Qasja drejt të cilit kërkon guxim, para së gjithash për të shkallmuar hipokrizinë që është bërë sport popullor tashmë në Shqipëri.
Politika është parashikim. Është njohje. Është aftësia për të parë qederin aty ku njerëzit e zakonshëm shohin gallatën. Rama u kujtua papritur se kishte një kategori spekulantësh që ndërtonte në mënyrë të shumëfishtë, të cilët edhe Shabani, edhe Artani sipas ligjit detyroheshin t’i legalizonin. U kujtua se të verbërit paguanin për arsimin. Se rektoratet paguajnë miliona për ruajtjen fizike. Dhe se 50 studentë lahen në një dush.
As Luli dhe as Mona nuk i dinte këto. Atëherë le ta nisin të tre nga këto të reja që u mësuan në këto ditë protestash. I pari duke vendosur dhe dy të tjerët duke qortuar vendimet e tij, por pa ndryshuar në thelb principin.
Në të gjitha rastet, sido që të shihet, protesta e studentëve është një e mirë publike. Ajo shpjegoi në këto pothuaj dy javë se më shumë se e vërteta e vrazhdë, Tiranës i pëlqen gënjeshtra prej çokollate. I ëndet mahisja e transferimi i gënjeshtrës vit pas viti dhe gënjeshtra që ka kapur apogjeun e saj. Studentët dëshmuan se qasja hipokrite ndaj problemeve reale, ka ndërtuar një shtet dhe shoqëri të dështuar. Nëse vazhdon kështu, Dea H. nuk ka vend në Shqipërinë e nesërme, në të cilën, Jurgen B. do të jetë deputet. Vërtet budalla, por krenar dhe i veshur bukur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSkandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën