LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria me shifrat më të larta në rajon për rastet me COVID-19

Shqipëria me shifrat më të larta në rajon për rastet me COVID-19
(Foto: timesofindia)

Shqipëria renditet e para në rajon dhe e pesta në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore për numrin e infeksioneve me COVID-19 midis janarit 2020 dhe shtatorit 2021, sipas një studimi të botuar nga revista mjekësore, The Lancet.

Sipas EurActiv, studimi, i cili shqyrtoi infeksionet dhe vdekjet nga COVID-19 në 177 vende, zbuloi se shkalla e infeksioneve për 1,000 banorë në Shqipëri është 870.


Raporti shton se shkalla mesatare e infeksionit në vendet e marra në shqyrtim është 433 për 1,000 banorë, me Afganistanin që shënonte shifrën më të lartë me 988.

Prokurimi në shëndetësi, Shqipëria me mungesë të theksuar të transparencës dhe llogaridhënies
Lexo po ashtu Prokurimi në shëndetësi, Shqipëria me mungesë të theksuar të transparencës dhe llogaridhënies

Maqedonia e Veriut renditet poshtë Shqipërisë, me një shkallë infeksioni prej 838 për 1,000 banorë.

Ndërsa, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia kishin shkallë të infeksionit përkatësisht 717 dhe 552 për 1,000 banorë.

Raportit i mungojnë të dhënat për Kosovën.

Megjithatë, Shqipëria renditet më mirë për sa i përket raportit të saj të infektimit ndaj vdekshmërisë.

Shqipëri, 7 viktima në 24 orët e fundit si pasojë e coronavirusit
Lexo po ashtu Shqipëri, 7 viktima në 24 orët e fundit si pasojë e coronavirusit

Vendi ka një normë vdekshmërie prej 4.49 për 1000 banorë krahasuar me 5.43 të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe 6.52 të Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, mesatarja globale është 3.4.

Së fundmi, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është shprehur se është shumë herët për të shpallur fitoren ndaj pandemisë COVID-19 pasi rastet kanë qenë vazhdimisht të larta që nga zbulimi i variantit të ri Omicron në dhjetor.

Sipas Manastirliut, 56% e banorëve janë vaksinuar plotësisht dhe masat kanë mbetur kryesisht të njëjta gjatë vitit të kaluar pavarësisht luhatjeve në shkallën e infeksionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Politikë
KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

Kronika e Zezë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori