LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria pjesë e dy misioneve të rëndësishme të NATO-s

Shqipëria pjesë e dy misioneve të rëndësishme të NATO-s

Shqipëria do të jetë pjesë e Task-Forcës së Gatishmërisë Shumë të Shpejtë sa i përket sigurisë botërore. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e bëri të ditur këtë lajm gjatë fjalës që mbajti gjatë punimeve të Samitit të NATO-s që po zhvillohet në Varshavë.

“Do të ketë një Task-Forcë të Reagimit Shumë të Shpejtë. Shqipëria do të marrë pjesë në këtë gjë me një kompani. Kemi bërë gjithë përgatitjet e nevojshme që kompania të jetë e dislokueshme brenda një afati kohor shumë të shkurtër. Për të mbërritur deri këtu kemi marrë pjesë në shumë stërvitje. Më të suksesshmen e patëm këtë verë më një ndër stërvitjet më të mëdha të organizuara nga NATO. Ishim pjesë e një stërvitje tjetër “Anakonda” në Poloni, edhe për t’u familjarizuar me mjedisin”, ka thënë Kodheli.


“Batalioni ynë ku edhe kompanitë bëjnë pjesë, është i pajisur me armatim dhe municion të standardeve NATO. Kjo ndodh për herë të parë. Dikur i çonin ushtarët me armatim të tjetërkujt, sot është krejt ndryshe, pajisjet personale janë të standardeve NATO, transporti strategjik i Batalionit të Dytë të Këmbësorisë dhe i kompanive respektive është me shpenzimet tona dhe kjo e vendos Shqipërinë në një pozicion serioz, dinjitar, të mirëpërgatitur për çdo kërkesë. Kjo nuk do të thotë që vëmendja jonë nuk është më së pari në territorin tonë, më së pari në mbrojtje të kufijve shqiptarë dhe të sigurisë së qytetarëve shqiptarë”, tha Kodheli.

Po ashtu, Shqipëria do të jetë për herë të parë pjesë e misionit të NATO-së ne Detin Egje.

“Ne do të marrim pjesë në jug në një mision për herë të parë në det me një anije tonën që do të ketë prezencë me rrotacion në një mision, i cili mbështetet misionin e Frontex të BE lidhur me menaxhimin e situatës së rënduar në Detin Egje dhe në Detin Mesdhe për shkak të refugjatëve. Pjesë e këtij misioni të NATO-s sot janë Greqia, Turqia dhe udhëhiqen nga Gjermania. Ne do të bëhemi pjesë e kësaj gjëje. Jemi më shumë sesa të mirëpritur dhe besoj që nga nëntori do të mundësojmë një siguri më tepër në Detin Egje në Detin Mesdhe dhe padyshim dhe në ujërat tona”,tha ministrja Kodheli.

Gjatë punimeve të Samitit të NATO-s që po zhvillohet në Varshavë, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një takim me homologun e saj turk Fikri Işık. Fillimisht ministrja Kodheli dënoi sulmin në Aeroportin Ataturk të Stambollit, si dhe shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori