LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria për herë të parë me fond të veçantë për kancerin e gjirit

Shqipëria për herë të parë me fond të veçantë për kancerin e gjirit

Në Shqipëri për herë të parë në projekt buxhetin e 2019 për shëndetësinë është parashikuar një fond i veçantë që do të shkojë në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës dhe gjirit te gratë dhe vajzat.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale raportoi në komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësisë teksa theksoi se programi i ri vjen si pasojë e një buxheti të konsoliduar.

“Do të doja të sillja disa risi të këtij projekt buxheti duke thënë në radhë të parë, që ky buxhet vijon të mbështesë të gjithë sektorin shëndetësor nëpërmjet një financimi të konsoliduar. Për herë të parë do të përfshijmë një program të ri për sa i përket programeve të parandalimit, ku për herë të parë do të përfshijmë në këtë buxhet programin e depistimit të hershëm të kancerit të qafës së mitrës për gratë. Një program për herë të parë që do të përfshihet në buxhetin e 2019 dhe do të influencojë në depistimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës. Paralelisht, duhet të them që ky buxhet do të financojë edhe programin e depistimit të hershëm të kancerit të gjirit, nëpërmjet të gjithë investimeve tashmë të bëra në spitalet rajonale si dhe nëpërmjet mamografive të lëvizshme. Ne garantojmë më shumë shërbime të parandalimit për gratë nëpërmjet buxhetit si programe të filluara dhe konsoliduara”, u shpreh ministrja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori