Informaliteti në tregun shqiptar të punës është mjaft i përhapur, por gati 16 për qind e punonjësve në Shqipëri nuk kanë një kontratë të shkruar, thotë raporti “Gjeopolitika dhe Kapja e Shtetit” nga Lidershipi i Europës Juglindore për Zhvillim dhe integritet (SELDI).
Partneri i SELD në Shqipëri, Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) në anketën që ka bërë për punësimin informal në vendin tonë ka zbuluar një ndër pesë praktikat me të zakonshme të fenomenit, punësimin pa kontratë nga punëdhënësi.
Në Shqipëri anketa ka gjetur se 16 për qind e punonjësve nuk kishin kontratë të shkruar dhe 10 për qind e punonjësve paguhen më shumë se sa pretendohet në kontratë. Ky ishte niveli më i lartë pas Kosovës ku rreth 19 për qind e punonjësve nuk kishin kontrate të shkruar, raporton Monitor.
Në Maqedoninë e Veriut 9 për qind e punonjësve nuk kishin kontratë të shkruar dhe 19 për qind e punonjësve paguheshin më shumë se përcaktimi në kontratë. Në Malin e Zi 8 për qind e punonjësve nuk kishin kontratë të shkruar dhe 22 për qind paguheshin më shumë se përcaktimet në kontratë.
Në Serbi, vetëm 6 për qind e punonjësve nuk kishin kontratë të shkruar dhe 27 për qind e tyre paguheshin më shumë se shuma e vendosur në kontratë, ndërsa në Bosnjë vetëm 5 për qind e punonjësve nuk kishin një kontrate pune dhe 35 për qind e tyre paguheshin më shumë se përcaktimet në kontratë.
Një nga praktikat e përhapura të informalitetit është se baza e kontributeve të paguara për sigurimet shoqërore është shuma e shkruar në kontratë, dhe jo paga reale të cilën marrin punonjësit
Në vitin 2021, të dhënat e SELDI-t për ekonominë e fshehur e tregojnë së informaliteti në tregun e punës vijon të jetë i lartë në Rajon.
Vërehet rënie në Kosovë, Mal të Zi dhe sidomos në Serbi, duke renditur të dytën në Rajon pas Malit të Zi përsa i përket informalitetit në tregun e punës.
Shqipëria ka një përmirësim të vogël që nga viti 2019, por rezultatet e indeksit për vitin 2021 janë ende më të larta se në 2016.
Në dy vitet e fundit, efektet negative të ekonomisë informale janë intensifikuar nga pandemia Covid-19. Pandemia shtrembëroi konkurrencën, ndikoi në cilësinë e shërbimeve publike dhe shkaktoi më pak siguri në punë.
Pandemia theksoi boshllëqet e qeverisjes dhe krijoi mundësi të mëtejshme për abuzime me të drejtat e punës dhe skemat e mbështetjes financiare afatshkurtra.
Të gjitha qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë prezantuar politika që synojnë trajtimin e informalitetit, por jo gjithnjë kanë qenë gjithëpërfshirëse, konsistente dhe efikase. Ekziston një qasje e fragmentuar dhe e pakoordinuar në të gjithë organet qeveritare përgjegjëse për ndalimin e punës së padeklaruar.
Një aspekt kyç i politikave kundër informalitetit është përshtatja e legjislacionit tatimor ndaj zhvillimeve teknologjike, sepse mund të ketë një vlerë të shtuar në formalizimin e aktivitetit ekonomik. Përpjekjet për të përmirësuar kapacitetin operacional të autoriteteve tatimore, futja e shërbimeve elektronike dhe kompjuterizimi i administratave tatimore kanë ndihmuar në luftën kundër evazionit fiskal dhe ekonomisë informale në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Raporti i DASH-it, reagon LDK: Vulë ndaj korrupsionit serioz të Qeverisë – Prokuroria të zbatojë ligjin
“Skenë krimi mos kalo”, vendosen shirita te zyra e profesorit që po akuzohet për ngacmim seksual
Shembet rruga ngjitur me pallatin në ndërtim, izolohen banorët e një lagje në Sarandë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj