Me anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, vendi ka nënshkruar një marrëveshje për policimin ajror. Meqenëse Shqipëria nuk ka radar primar, NATO ia ka deleguar kompetencën e monitorimit të hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë dy vendeve fqinje, Italisë dhe Greqisë, të cilat e kryejnë këtë rol me sistem rotacioni.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, cituar nga një raportim i kanalit televiziv Ora, në rastin e rrëzimit të aeroplanit sportiv të tipi “piper” në Ishëm të Durrësit, qendrat e huaja të vëzhgimit ajror nuk e kanë njoftuar qendrën shqiptare të kontrollit.
E, çuditshme, por e vërtetë: Shqipëria pret që Italia dhe Greqia të informojnë qendrën e NATO-s për fluturime të paligjshme në territorin e saj dhe kjo qendër më pas të njoftojë Shqipërinë.
Monitorimin NATO e kryen nga baza e Torrjenit në Spanjes , ku është qendra e monitorimit ajror që furnizohet me informacion nga dy bazat në Greqi dhe Itali. Në momentin që njëra nga këto dy baza raporton për fluturime të paligjshme në qiejt që mbajnë nën monitorim, baza ajrore e Spanjës njofton autoritet e vendit që i janë cenuar kufijtë të ngrejë në fluturim aeroplanët F16 apo modele të tjera që të bëhet i mundur ndalimi i mjetit të paidentifikuar fluturues!
Por, Shqipëria tashmë nuk ka aeroplanë.
Sipas Indeksit Global të Fuqisë Ushtarake (Global Firepower Index) për vitin 2016, të dhënat e të cilit u botuan në muajin shkurt nga DITA, Ushtria shqiptare zë vendin e 100-të me 2.5331 pikë mes 126 vendeve të botës për të cilat është llogaritur ky indeks.
Indeksi është hartuar në bazë të një metodologjie komplekse, e cila merr në konsideratë më shumë se 50 faktorë të ndryshëm. Në veçanti: numri i Ushtrisë, numri i tankeve, anijeve, aeroplanëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake, niveli i financimit të sferës ushtarake, infrastruktura e transportit të vendit, qasja në produktet e naftës dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në aftësinë luftarake të ushtrisë, por Indeksi nuk përfshin armët bërthamore.
Në vendet me Ushtritë më të fuqishme të botës përfshihen SHBA, Rusia, Kina, India, Britania e Madhe, Franca, Italia, Koreja e Jugut, Gjermania, Brazili, Japonia, Turqia.
Në Ballkan, pas Turqisë që është e dhjeta në botë, Ushtrinë më të fuqishme e ka Rumania (1.3746 pikë, e 56-ta në botë), në vendin e tretë është Greqia (1.4853 pikë, vendi i 60 në botë) , pastaj vijnë Kroacia (1.5042 pikë , e 62-ta në botë), Bullgaria (1.6721 pikë, e 67-ta në botë), Serbia (e 70-ta në botë me 1.6944 pikë), Bosnja dhe Hercegovina (e 89-ta në botë me 2.2811pikë) dhe Shqipëria (e fundit në rajon dhe e 100-ta në botë më 2.5331pikë).
Në Indeks nuk janë përfshirë Mali i Zi dhe Kosova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore