LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen me FRONTEX për operacionet në kufi

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen me FRONTEX për operacionet në kufi

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi priti pasditen e djeshme kreun e FRONTEX, Hans Leijtens, me të cilin nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare dhe Ministrisë së Brendshme mbi Mekanizmat e Ankesave për veprimet e kryera nga anëtarët e ekipeve të këtij misioni në vendin tonë.

“Menaxhimi i kufirit dhe respektimi i të drejtave të njeriut nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Ne jemi maksimalisht të vendosur të garantojmë respektimin e plotë të të drejtave të njeriut”, u shpreh Çuçi për marrëveshjen.


Ai shtoi se FRONTEX është një histori suksesi në vendin tonë.

“Shqipëria si vend tranzit luan një rol të rëndësishëm për t’i prerë rrugën flukseve migratore nga Afrika dhe Lindja e Mesme dhe kontribuon aktivisht në sigurinë e vetë kufijve të BE”, tha ministri Çuçi.

Mekanizmi i Ankesave i Agjencisë do të trajtojë ankesat e paraqitura kundër shkeljes së pretenduar të të drejtave themelore të kryera nga anëtarët e ekipeve policore gjatë operacioneve në zonat kufitare për parandalimin e flukseve migratore dhe goditjen e krimit ndërkufitar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prishtina pajiset me 100 biçikleta, por kryeqyteti ende nuk ka nisur me krijimin e stacioneve se ku do të vendosen

Prishtina pajiset me 100 biçikleta, por kryeqyteti ende nuk ka nisur me krijimin e stacioneve se ku do të vendosen

Lajme
Mbushte pishinën nga gypi ilegal, shkyçet një shtëpi nga shërbimet e ujësjellësit

Mbushte pishinën nga gypi ilegal, shkyçet një shtëpi nga shërbimet e ujësjellësit

Lajme
Aksidenti tragjik me tre të vdekur në Venecia, dy nga viktimat janë shqiptarë

Aksidenti tragjik me tre të vdekur në Venecia, dy nga viktimat janë shqiptarë

Lajme
Tahiri: Mashtrimi i qeverisë me pagat në sektorin publik vazhdon të dekonspirohet

Tahiri: Mashtrimi i qeverisë me pagat në sektorin publik vazhdon të dekonspirohet

Lajme

"Masakra e Mejës", prokurorja Hajdari: Në aktakuzë janë 53 persona, vranë 370 civilë dhe tentuan të fshehin krimet në Serbi

Lajme
Arratiset nga burgu italian ‘mbreti’ shqiptar i drogës, Dorian Petoku, pjesë e grupit “Diabolik”

Arratiset nga burgu italian ‘mbreti’ shqiptar i drogës, Dorian Petoku, pjesë e grupit “Diabolik”

Lajme
Kalo në kategori