LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria në karantinë, Universiteti i Tiranës hap garën për zgjedhjet e rektorit e senatit

Shqipëria në karantinë, Universiteti i Tiranës hap garën për zgjedhjet e rektorit e senatit

Në një kohë kur Shqipëria ndodhet në karantinë prej coronavirusit, Universiteti i Tiranës ka nisur këtë të enjte procedurat për zgjedhjet e reja për postin e rektorit dhe të gjithë anëtarët e senatit akademik.

Në një vendim të marrë sot nga Komisioni Institucional i Zgjedhjeve, bëhet me dije se se regjistrimi i kandidatëve do të përfundojë më 8 maj në orën 16:00.


“Mund të aplikojnë sipas kritereve të parashikuara në Rregullore duke paraqitur përveç kërkesës edhe listën e 100 mbështetësve, e cila duhet të mbajë një fotokopje të dokumentit të identifikimit”, thuhet ndër të tjera në vendim.