Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora mbrëmë (e martë) mbajti koncertin e paralajmëruar në Tiranë.

Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për ta parë nga afër yllin e muzikës botërore teksa perfomonte hitet e saj më të njohura.


Rita nuk i zhgënjeu fansat e saj shqiptarë duke treguar me krenari prejardhjen shqiptare edhe një herë kur doli në skenë e veshur kuq e zi dhe shqiponjën e printuar në kostumin e saj.

305367224 1274588016684733 4221918535176442330 n 1 Foto: Erion Veliaj/Instagram

Krijuesja e hiti “Hot Right Now” përveç dukjes me motive shqiptare ia shtoi performancës së saj edhe kërcimin e “Valles Shota” me valltarët e saj duke bërë që publiku të elektrizohet dhe më shumë.

Por, Rita gjatë setit të saj foli edhe disa fjalë shqip duke falënderuar të gjithë ata që erdhën në koncertin e saj.

305168515 1153562488840293 7632626918326169272 n

Ndërsa, në një moment Rita gjithashtu i këndoi Shqipërisë dhe Kosovës duke thënë gjithë krenari se në venat e saj rrjedh gjak shqiptari.

“Shqipëria në gjakun tim, Kosova në damarët e mi, ne jemi këtu për të qëndruar”, ka kënduar Rita një pjesë gjatë performancës.

Pas performancës, artistja përmes disa postimeve në InstaStory ka falënderuar edhe një herë fansat duke thënë se do të rikthehet sërish.

“Ky ishte koncerti më i mirë ndonjëherë, jam argëtuar shumë, faleminderit që keni ardhur, unë do të rikthehem sërish, ju dua shumë”, u shpreh Rita.

305153318 1997513177108540 6417569794015646013 n Foto: Nel Photography

Ndërkohë, pas qëndrimit në Tiranë këngëtarja është nisur menjëherë për në Brazil atje ku do të mbaj koncertin e radhës. /Telegrafi/

305331729 1502258400245113 1695153675620381319 n Foto: Erion Veliaj/Instagram