LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria mund të jetë një Turqi e vogël për rusët

Shqipëria mund të jetë një Turqi e vogël për rusët

Operatorët turistikë shqiptarë kanë vendosur t’i drejtohen qeverisë së vendit për ndihmë në tërheqjen e turistëve rusë në vend, njoftoi dje agjencia ruse e lajmeve “Sputnik”.

Duket se Shqipëria është e etur për të rizbuluar veten si një Turqi e re për turistët rusë, raporton agjencia, duke iu referuar operatorëve turistikë lokalë, të cilët i janë drejtuar qeverisë shqiptare për ndihmë në zbatimin e planit që lidhen me promovimin.
Në një intervistë për agjencinë, Dimitry Gorin, nënkryetar i Operatorëve Turistikë rusë, tha se tërheqja e turistëve rusë do të jetë një detyrë mjaft e ndërlikuar për shqiptarët, duke pasur parasysh se shumë prej tyre i kanë finalizuar tashmë planet për sezonin e ardhshëm turistik dhe vendi i vogël mysliman duhet të konkurrojë me Malin e Zi dhe Greqinë, si dhe Bullgarinë, Qipron dhe vendpushimet e vetë Rusisë në Detin e Zi.


Para së gjithash, operatorët turistikë shqiptarë do të duhet që për të motivuar rusët të vizitojnë Shqipërinë, duhet të rregullojnë linjën ajrore. Gorin u kujton kolegëve shqiptarë se nuk ka fluturime të drejtpërdrejta midis Moskës dhe Tiranës dhe se në këto kushte, udhëtimi do t’i marrë një turisti rus rreth tetë orë për të arritur në destinacion.

Turistët duhet të jenë të gatshëm të paguajnë të paktën 20,000 rubla (rreth 300 dollarë) për biletë avioni, tha Gorin, duke shtuar se një fluturim i lodhshëm në Shqipëri nuk është sigurisht problemi kryesor.

“Në vend janë rreth 230 hotele turistike që mund të strehojnë një total prej 8,000 turistësh, por u mungon stili turk gjithëpërfshirëse (all inclusive) që ishte aq popullor në mesin e turistëve rusë”, tha Gorin.

Sipas tij, në tregun e turizmit rus është më e mundshme një perspektivë afatgjatë për Shqipërinë, e cila aktualisht merr rreth 4 milionë turistë në vit, por ende nuk është përfshirë në listën me 50 preferencat e turistëve rusë. /Telegrafi/