Shqipëria, miqësore me Turqinë

Lajmin e ka paralajmëruar ambasadori turk në Shqipëri, Hidejet Bajraktar, pas një vizite që zhvilloi në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Sipas Supersport, Bajraktar fillimisht zhvilloi një takim të shkurtër me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, dhe më pas vizitoi muzeun e institucionit më të lartë të futbollit shqiptar.
“Ekipi i Futbollit Shqiptar këto ndeshjet e fundit është paraqitur shumë mirë dhe ka pasur rezultate pozitive”, ka thënë Bajraktar për Sport News.
“Sigurisht qëllimi i vizitës time ishte forcimi i bashkëpunimit ekzistues mes dy federatave tona. Unë e mirëprita kërkesën e presidentit të federatës shqiptare për organizimin e një ndeshjeje miqësore këtu në Shqipëri, sivjet ose vitin tjetër. Urojmë që kjo të realizohet”, ka shtuar ai. /Telegrafi/














































