LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria ka nevojë për ty!

Shqipëria ka nevojë për ty!

Mëmëdheu është vendi që ne i qëndrojmë përkrah kurdoherë, ndonëse i vogël kombi shqiptar gjithmonë ka ditur të rezistojë e t`i bëjë ballë fuqishëm edhe perandorive më të mëdha të kohës.

Kësaj here bëhet fjalë për një lojë ku Shqipërisë i duhen më shumë lojtarë për t`ju bërë ballë sulmeve të armiqve. Shqipëria momentalisht ka 4.000 lojtarë dhe në mënyrë që të rritet numri i lojtarëve, një grup i anëtarëve nga ky komunitet bëjnë thirrje që sa më shumë t’i bashkohen kësaj loje.

Loja i ngjason jetës reale, lojtarët zgjedhin presidentin e tyre, parlamentin, secili mund të hapë gazetën e tij personale, secili mund të jap ide por ajo që është më kryesore në këtë lojë është fuqia e shtetit dhe ajo matet me luftë.


Shqipëria nuk qëndron shumë mirë në këtë aspekt. Prandaj, Shqipërisë i duhen lojtarë që do të jenë në gjendje të ndajnë pak kohë nga jeta e tyre reale për të kontribuar në rritjen e Shqipërisë.

Nëse jeni dashamirë i lojërave strategjike dhe njëherit dëshironi që ta shihni Shqipërinë duke lulëzuar (së paku në botë virtuale) ky është momenti dhe vendi i duhur.

Regjistrohu dhe fillo lojën këtu: http://www.erepublik.com/en/referrer/FabrikaShteterore