LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria ekstradon në Gjermani 23-vjeçarin nga Kosova

Shqipëria ekstradon në Gjermani 23-vjeçarin nga Kosova

Ditën e sotme është ekstraduar nga Shqipëria për në Gjermani, 23-vjeçari Shkëlqim Kastrati.

Ky i fundit është kërkuar nga Gjermania prej 5 vitesh, pasi tentoi që të vriste një roje në një klub nate në këtë vend.


Njoftimi:

Kastrati, me pseudonimin Kimi ishte i shpallur në kërkim nga  Interpol Wiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen Schwenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.

Sipas dosjes hetimore, Shkëlqim Kastrati me origjinë nga Kosova, është implikuar në një ngjarje të rëndë në Gjermani, ku si pasojë e një konflikti me punonjësin e sigurisë së një klubi nate, e ka qëlluar këtë të fundit me pistoletë duke e dëmtuar rëndë. Fatmirësisht punonjësi i sigurisë ka mundur t’i shpëtojë sulmit me armë, për shkak se në trup mbante të veshur një jelek antiplumb.

Kastrati u arratis drejt Shqipërisë dhe u arrestua nga policia në maj të vitit 2019./Panorama.com.al

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori