LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria digjitalizon mbi 200 milionë dokumente

Shqipëria digjitalizon mbi 200 milionë dokumente

Përfundimi i procesit të shumëpritur të digjitalizimit të dokumenteve të ruajtura në Arkivin Qendror të Shtetit, do të mundësojë qasjen e të gjithë të interesuarve, duke nisur që nga studiuesit e deri tek individë që kanë interesa të vazhdueshme ne gjetjen dhe shqyrtimin e dokumenteve.

Mbi 200 milionë dokumente arkivore për shqiptarët dhe historinë e shtetit shqiptar, sot janë lehtësisht të qasshme.

“Kushdo mund t’i kërkojë dhe konsultojë online përmes aplikacionit të ngjashëm me modulet e vendeve më të zhvilluara”, njofton institucioni në fjalë.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, theksoi se digjitalizimi ka rritur sigurinë në ruajtjen e dokumenteve origjinalë, por njëherësh i ka bërë edhe më të hapura arkivat për publikun.

“Arkivi online mund të bëhet nga shtëpia dhe është me pagesë,” shpjegoi Bido. /Shqiptarja/