LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria bëhet gati për Censin e bujqësisë, inventar për fermat dhe gjedhët pas 13 vitesh

Shqipëria bëhet gati për Censin e bujqësisë, inventar për fermat dhe gjedhët pas 13 vitesh

Censi në sektorin e bujqësisë, do të luajë një rol vendimtar në përditësimin e informacionit statistikor të nevojshëm në nivel lokal dhe rajonal dhe ndryshimet që kanë ndodhur në këtë sektor në më shumë se një dekadë në Shqipëri.

INSTAT ka përgatitur një modul pyetjesh, të cilat janë përfshirë edhe në pyetësorin e Censit të Popullsisë dhe Banesave të zhvilluar në tetor 2023, me qëllim krijimin e listës së fermave bujqësore, e cila do të shërbejë si bazë zgjedhje për censin e ardhshëm të bujqësisë, kjo për arsye të mungesës së regjistrit administrativ të fermave.


Censi i Bujqësisë do të sigurojë informacione mbi module të veçanta, në të gjitha fermat bujqësore që kanë të bëjnë me: ujitjen, praktikat e menaxhimit të tokës, makineritë dhe pajisjet dhe pemëtarinë, të cilat rrjedhin nga zbatimi i rregulloreve të Komisionit Evropian mbi Vrojtimet Strukturore të Fermave, me vit reference vitin 2023, për vendet anëtare të BE.

Bujqësia është një nga sektorët më të rëndësishëm të vendit, e cila ka kontribut në 20% të prodhimit të brendshëm bruto, dhe vitet e fundit po synohet ngritja e fermave të mëdha, të cilat kombinohen me bashkimin e tokave në formë kooperativash ose investime direkte në fabrika përpunimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori